By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve

admin
Last updated: 19/05/2026 22:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 maj Zhurnal.mk – Ish-ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e LSDM, Oliver Spasovski, deklaroi se partia duhet të bëjë një analizë serioze dhe të dhimbshme për arsyet që çuan në rënien drastike të besimit te qytetarët, nëse dëshiron ta rikthejë mbështetjen.

Në një intervistë për 4TV, Spasovski tha se LSDM ka bërë lëshime të mëdha, duke filluar nga politikat kadrovike e deri te mosrealizimi i pritjeve për drejtësi dhe reforma të thella në sistemin gjyqësor.

“Dikush mund të thotë se faktor ishte partneri i koalicionit dhe kjo është e vërtetë. Por mendoj se edhe vetë ne, përmes politikave kadrovike dhe disa vendimeve që u morën, ndikuam në këtë rezultat. Më së shumti mungoi drejtësia, reforma më e madhe në sistemin gjyqësor dhe një mënyrë tjetër funksionimi. Qytetarët e prisnin këtë pas rrëzimit të regjimit të mëparshëm, ndërsa pritjet e mëdha gjithmonë sjellin zhgënjime të mëdha”, deklaroi Spasovski.

Ai vlerësoi se problemi nuk qëndron vetëm te një subjekt politik, por në të gjithë sistemin politik në Maqedoni, i cili sipas tij prej vitesh funksionon mbi bazën e klientelizmit dhe interesave partiake.

“Sipas meje, të gjitha partitë, pa përjashtim, vuajnë nga e njëjta sëmundje – klientelizmi. Zgjidhen problemet e individëve, bëhen pazare me punësime dhe caktohet kush në cilin funksion do të ulet. Kjo sjell pikë politike afatshkurtra, por afatgjatë e shkatërron shtetin”, u shpreh ai.

Spasovski theksoi se shumica e qytetarëve nuk janë të përcaktuar partiakisht dhe pikërisht ata e japin verdiktin përfundimtar në zgjedhje. Ai potencoi se shteti duhet të ndalojë së funksionuari si mekanizëm për plotësimin e interesave të ngushta partiake.

You Might Also Like

Kasami në Top Channel: Provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe, Fillkov nuk mund ta ndalojë këtë proces

Saveski në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Këshilli Gjyqësor/ 7 kandidatë në garë për anëtar të ri

Zjarri në deponinë e Radovishit ende aktiv, autoritetet me apel urgjent për qytetarët

Shërbimet e reja sociale në vend, trajnime për kategoritë e rrezikuara sociale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota
​Marco Rubio viziton Suedinë për takimin ministror të NATO-s
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?