By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut
Kosovë

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut

admin
Last updated: 07/10/2025 11:21
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, të cilët së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në vendimet e ndara, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marijorie Masselot ka thënë se ekziston dyshimi i bazuar se katër të akuzuarit kanë kryer krime që bien në juridiksionin e DhSK-së.

Sipas vendimeve të marra më 3 tetor 2025, për katër të akuzuarit është konstatuar se ka rrezik qe ata t’i ikin drejtësisë, të pengojnë procedurat ose të kryejnë krime të tjera.

Kur jemi tek rreziku i pengimit të procedurave, duke u fokusuar tek Thaçi, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se ai pretendohet se ka qenë si pjesë udhëheqëse e tri grupeve me të cilat ka bashkërenduar për të ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi).

“…veprimet e tij tregojnë këmbëngulje në përpjekjet për pengimin e procedurave të DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DhSK-së, përfshirë duke shfrytëzuar ndikimin e tij mbi ish-anëtarë të UÇK-së besnikë ndaj tij dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit e tij në këtë rast; (iv) gjetjet e mëparshme sugjerojnë se, në të kaluarën, z. Thaçi ka tentuar të minojë DhSK-në dhe, përmes rretheve të tij, ka ofruar përfitime për persona të cilët janë thirrur nga ZPS për të dhënë informacion; (v) z. Thaçi është në dijeni për akuzat dhe provat ndaj tij; dhe (vi) ndërgjegjësimi i tij i shtuar për provat inkriminuese kundër tij i ofron atij një shtysë për të ndërhyrë tek dëshmitarët ose për të penguar përparimin e procedurave”, thuhet në vendimin ndaj Hashim Thaçit.

Po ashtu, për Thaçin thuhet se ndonëse rasti i Prokurorisë në gjykimin për krime lufte ka përfunduar, kjo nuk e shuan rrezikun e pengimit të procedurave. Përveç tyre, rreziku i pengimit të procedurave sipas gjyqtares ndërlidhet edhe me rastin aktual.

Ngjashëm sikur për Thaçin, edhe për tre të akuzuarit e tjerë është thënë se asnjë masë alternative nuk i zbut rreziqet ekzistuese, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në vendim thuhet se dorëzania e ofruar nga Kilaj në shumën prej 40 mijë euro, e cila është ofruar edhe në shqyrtimet tjera periodike të paraburgimit, është refuzuar. Kjo, thuhet se ka ndodhur me arsyetimin se mbrojtja nuk ka arritur që të shpjegojë se si një propozim i tillë e zbut ose eliminon rrezikun e arratisjes.

Po ashtu, argumenti i mbrojtjes se Kilaj nuk do e rrezikonte largimin nga familja e të arratiset, sipas gjyqtares së procedurës paraprake, është spekulativ.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në anën tjetër, mbrojtja e Hajredin Kuçit përmes avokatit Alexander Admiraal, ka bërë të ditur se në fillim të vitit 2026 janë të gatshëm për gjykim në këtë çështje.

You Might Also Like

Nis festa në Han të Elezit, PDK thotë se ka fituar “baci”

Kurti falënderon votuesit: LVV mori mbështetje nëpër komuna

​Rezultatet e para, Sami Lushtaku mbi 80 përqind

Pretendohet se audio-incizimi i Fatmir Shehollit përfshin deputeten Duda Balje dhe Amir Rrustemoviq

Rashiq do të dorëhiqet nga pozita e ministrit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Plakolm pas takimit me Osmanin: Qeverisja e mirë e bashkëpunimi janë kruciale për të ardhmen e Kosovës në BE
Next Article Rusit të dyshuar për destabilizimin e Moldavisë i gjenden gjurmë digjitale në Serbi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?