By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spektakël i pingpongut në Prishtinë, përmbyllet me sukses ‘Prishtina Open 2026’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Spektakël i pingpongut në Prishtinë, përmbyllet me sukses ‘Prishtina Open 2026’
Sport

Spektakël i pingpongut në Prishtinë, përmbyllet me sukses ‘Prishtina Open 2026’

admin
Last updated: 31/08/2026 13:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nga data 28 deri më 30 gusht Pallati i Sporteve, në Prishtinë ka tubuar pingpongistë nga shumë vende të Evropës.

Mbi 200 lojtarë, gjatë tri ditëve, në grupmosha U13, U17, U21 dhe për seniorë kanë dhënë shumë emocione dhe pingpong të nivelit ndërkombëtar.

Ditën e fundit, më 30 gusht vlen të përmendet suksesi i Sara Hoxhës (U17), e cila arriti deri në finale dhe pas një dueli dramatik doli e dyta, kurse e para ishte Jovevska e Maqedonisë Veriore, njëherit kampionia e vitit të kaluar.

Seniorët me shumë lojtarë që vinin nga vendet me pingpong të zhvilluar, si Ukrainë, Bullgari, Austri dhe Turqi kënaqën shijet e pingpongdashëve.

Aleksandër Çen nga Austria, e ka mbrojtur titullin kampion pasi në finale e mundi Sina Keyhan, kurse Tarik Ozbek doli i treti pasi e mundi bullgarin Daniel Kostadinov.

Te femrat, e para doli, Jagmur Karaxha, e cila në finale e mundi bashkëvendësen e saj Zejnep Karaxha me 3:2, në seta, kurse vendin e tretë e zuri Zhale Xhan, po ashtu nga Turqia, e cila e mundi bullgaren Kostadinova me 3:2 në seta.

Vlen të përmendet paraqitja shumë e mirë e Leoresa Imerit, e cila hyri ndër 8 më të mirat dhe në duelin për gjysmëfinale humbi ngushtë (2:3), nga bullgarja Kostadinova.

Dita finale u përmbyll me lojën shpërblyese për shikuesit ku organizatori e ndau një IPhone 17.

Përveç garave në tavolinë, pjesëmarrësit kanë pasur rastin ti provojnë aftësitë e tyre edhe me pingpong me teknologjinë e realitetit virtual.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Fëmijët nuk mund të jenë viktima të burokracisë, Buteli duhet të gjejë zgjidhje
Next Article John Travolta rikthehet me beretë pas kritikave të fansave për stilin e tij në Kanë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?