By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë
Kosovë

Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë

admin
Last updated: 25/02/2026 11:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Kosova meriton statusin e vendit kandidat, pa standarde të dyfishta dhe pa pritje të pafundme, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, dhe pas takimit me Zëvendëskryeministrin, njëherit ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ajo tha se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, por e lidhur shumë ngushtë me të gjitha zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ajo ka paralajmëruar se do të bëjnë përgatitjet për takim ndër qeveritar.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është një kapitull i zakonshëm i diplomacisë sonë. Është vijimësi e një rrugëtimi të përbashkët, të skalitur në sakrificë, në qëndresë dhe në vendosmëri historike për përparim kombëtar. Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, por e lidhur shumë ngushtë me të gjitha zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe në Kosovë. Kjo nuk është retorikë solidariteti dhe as formulë diplomatike, është orientim strategjik i qëndrueshëm shtetëror. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është interes kombëtar i drejtpërdrejtë i Shqipërisë, përveçse është dëshira jonë e zemrës. Çdo njohje e re, çdo anëtarësim i ri, çdo hap drejt konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës është investim në sigurinë, në dinjitetin, në stabilitetin e të gjithë hapësirës sonë shqiptare”, tha ajo.

Spiropali në fjalimin e saj në konferencën për media, përmendi edhe masat e Bashkimit Evropian.

“Sigurisht heqja e masave ë shtrënguese ishte pa diskutim një domosdoshmëri dhe ne e kemi bërë të qartë që masat shtrënguese ë kundër Kosovës ishin ë kundërproduktive dhe ë besoj tani ka ardhur koha që ta themi me plot gojën që Kosova meriton statusin e vendit kandidat, pa standarde të dyfishta dhe pa ë pritje të pafundme. Një Evropë që kërkon besim nga rajoni duhet të tregojë besueshmëri në vendimmarrjen e saj. Shqipëria është në rrugën e saj të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

You Might Also Like

Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore

Protesta e katërt në Prishtinë kundër vendimit të Hagës, qytetarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Babai luftoi me pushkë, vajza “lufton” me shkollim! Krenarja e bën krenar babain dëshmor, Ilaz Kodra!

Këta raportohet se janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri kroat i Punëve të Jashtme Radman nesër dhe pasnesër për vizitë zyrtare në vend
Next Article Konjufca me lojë fjalësh kur pyetet nëse është ai emri për President: Konkludimi i mazhorancës ka qenë që përmes një emri të përveçshëm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?