By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spiropali: Procesi i negociatave me BE-në do të forcojë më tej shtetin e së drejtës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spiropali: Procesi i negociatave me BE-në do të forcojë më tej shtetin e së drejtës
Shqipëri

Spiropali: Procesi i negociatave me BE-në do të forcojë më tej shtetin e së drejtës

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 11:18
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e konsideroi sot integrimin në Bashkimin Europian, objektivin strategjik kombëtar më të rëndësishëm.

Gjatë ceremonisë hapëse të edicionit të 9-të të Shkollës së Integrimit Europian, Spiropali u shpreh se si i tillë, integrimi europian është prioritet absolut edhe i Kuvendit të Shqipërisë.

Për kryetaren e Kuvendit, “Europa nuk është thjesht një zgjidhje, por Europa për ne është e vetmja zgjedhje që duam dhe na duhet”.

“Sa herë shqiptarët kanë qenë të lirë kanë zgjedhur Europën. Askush nuk e dinte dhe parashikoi se gjatë këtij rrugëtimi të përbashkkët secili në destinacion të vet, ndryshoi edhe Europa si destinacion, edhe Shqipëria si udhëtar. Zig-zaget tona, sherret e brendshme në luftën për pushtet, padija dhe papjekuria demokratike gjatë tranzicionit, na e bën edhe më të ndërlikuar e të përpjetë zig-zagun e rrugës sonë europiane. Ne që nuk bien dakord mes nesh edhe për datën në kalendar, bëhemi bashkë në një pikë. Me shqiptarin e zakonshëm por edhe me politikanin pavarësisht krahëve politike bëhesh hasëm nëse i flet kundër Europës”, tha Spiropali.

Spiropali theksoi se pavarësisht ndryshimeve dhe armiqësive të pafundme që prodhon nervi i politikës së ditës në vend, integrimi europian i Shqipërisë është objektivi ynë strategjik kombëtar më i rëndësishëm”.

“Konferenca e dytë ndërqeveritare e 15 tetorit me çeljen e grupkapitujve “Themeloret” dhe raporti i progresit 2024, janë dy stacione domethënëse të stadit ku ka mbërritur ky proces”, shtoi ajo.

Spiropali nënvizoi se “ne jemi të vetëdijshëm që procesi i negociatave dhe anëtarësimi më tej në BE do të mbështesë më tej demokratizimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

“Po ashtu do të nxisë konsolidimin e institucioneve publike dhe vazhdimin e proceseve reformuese duke shpejtuar zhvillimin ekonomik dhe përqasjen me nivelet më të mira europiane të mirëqenies dhe gjithëpërfshirjes sociale”, tha ajo.

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, sipas Spiropalit, paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë.

“Ky plan synon të forcojë zhvillimin ekonomik, të ndërtojë infrastrukturën lidhëse kombëtare dhe rajonale dhe do të ndihmojë në zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin tonë në tregun e vetëm në BE”, tha ajo.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xhixho: Pensionistët, kategoria sociale më e diskriminuar
Next Article “Frymëzim kuqezi”, Rama ndan videokartolinën nga takimi me shqiptarët në Selanik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?