By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stambolli i paralizuar nga bora: Fluturime të anuluara, ndalohet trafiku detar dhe mbyllen shkollat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Stambolli i paralizuar nga bora: Fluturime të anuluara, ndalohet trafiku detar dhe mbyllen shkollat
Bota

Stambolli i paralizuar nga bora: Fluturime të anuluara, ndalohet trafiku detar dhe mbyllen shkollat

admin
Last updated: 22/02/2025 19:57
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Stambolli i paralizuar nga bora: Fluturime të anuluara, ndalohet trafiku detar dhe mbyllen shkollat

Reshjet e dendura të borës, që kanë vazhduar për tre ditë me radhë në Stamboll, kanë çuar në mbylljen e trafikut detar në Bosfor. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë Bregdetare të Ministrisë turke të Transportit dhe Infrastrukturës, lundrimi është ndaluar në të dy drejtimet.

Për shkak të motit të keq, kompania ajrore “Turkish Airlines” ka njoftuar se disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit të Stambollit të planifikuara për nesër janë anuluar. Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, kompania ka sqaruar se pasagjerët mund të kontaktojnë shërbimin e asistencës për të marrë informacion mbi rimbursimet ose ndryshimin e biletave.

Ndërkohë, sipas gazetës Hürriyet, autoritetet turke kanë vendosur që të hënën shkollat në Stamboll të mbeten të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme dhe vështirësive të pritshme në transportin e nxënësve.

Nga mesnata e kaluar, autoritetet lokale kishin ndaluar qarkullimin e motoçiklistëve dhe shërbimeve të korrierëve në qytet, por pasditen e sotme ndalimi është hequr.

Sipas meteorologëve, nata më e ftohtë pritet të jetë e diela, ndërsa të hënën temperaturat mund të zbresin deri në -15°C.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ibrahimi: Koha për definicionin tradicional të familjes
Next Article Tom Doshi garon në Shkodër! PSD shpalos programin për zgjedhjet e 11 Majit, kërkon votën e diasporës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?