By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Starmer thotë se situata në Britani do të përkeqësohet para se të përmirësohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Starmer thotë se situata në Britani do të përkeqësohet para se të përmirësohet
Bota

Starmer thotë se situata në Britani do të përkeqësohet para se të përmirësohet

admin
Last updated: 27/08/2024 15:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, ka thënë të martën se do të duhet kohë e gjatë për të rindërtuar Britaninë dhe për t’ia hequr kalbëzimin, që ai ka thënë se ka ndodhur gjatë qeverisjes paraprake të konservatorëve.

Ai ka paralajmëruar që “gjërat do të përkeqësohen, para se të përmirësohen”.

Starmer, i cili ka fituar zgjedhjet në korrik të këtij viti, është zotuar për të rindërtuar fabrikën e shoqërisë britanike, duke thënë se trazirat e fundit me thirrje kundër migrantëve, kanë reflektuar ndasitë që janë ndërtuar përgjatë 14 vjetëve të Partisë Konservatore në pushtet.

Ai e ka mbajtur fjalimin në oborrin e Qeverisë ku ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka mbajtur disa festa gjatë periudhës së izolimeve kundër koronavirusit.

Sipas Starmerit, veprime të tilla kanë thyer besimin në mes të publikut dhe politikanëve.

“Nuk e kemi trashëguar vetëm një vrimë të zezë ekonomike, por edhe një vrimë të zezë shoqërore, dhe për këtë arsye duhet të veprojmë dhe t’i bëjmë gjërat ndryshe. Kjo nënkupton që të jemi të sinqertë me njerëzit për zgjedhjet që bëjmë dhe sa të vështira do të jenë ato”, ka thënë ai.

“Sinqerisht, gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen”.

Duke iu adresuar një audience me mësues, infermierë, pronarë biznesesh të vogla, Starmer ka thënë se ndryshimi nuk do të ndodhë brenda natës.

Megjithatë, ai ka thënë se Qeveria është e vendosur për t’i zgjidhur problemet duke nisur nga mbingarkesa në burgje, në problemet me banim, dhe pritjet e gjata për të marrë shërbime nëpër spitale.

Starmer, ish-udhëheqës i Prokurorisë Publike, është detyruar t’i anulojë pushimet këtë muaj, për t’u përballur me trazirat e së djathtës ekstreme, që kanë shënjestruar myslimanët dhe migrantët.

Trazirat kanë nisur pasi për vrasjen e tri vajzave të vogla në veri të Anglisë është fajësuar rrejshëm një migrant mysliman, përmes disa postimeve të bëra nëpër rrjete sociale.

Starmer ka thënë se dështimi i Qeverisë së konservatorëve për t’i luftuar problemet, dhe fokusi në popullizëm, i kanë zgjeruar çarjet në shoqëri, të cilat, sipas tij, do të marrin kohë për t’u shëruar.

You Might Also Like

BE bën thirrje për më shumë asete detare për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq

BE-ja dhe Filipinet arrijnë marrëveshje të gjerë për tregtinë e lirë

Irani: Hapim Hormuzin brenda shtatë ditëve nëse SHBA-ja lehtëson presionin ushtarak

Macron: Franca dhe SHBA-ja do të ndërmarrin veprime të përbashkëta për Hormuzin dhe Ukrainën

Trump: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky konfirmon testimin e raketave balistike të prodhuara nga Ukraina
Next Article Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov sot kanë arsyeje për të festuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?