By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stoltenberg në “Forumin e Prespës”: NATO do të zgjedhë gjithmonë rrugën që të çon drejt shpresës, demokracisë dhe paqes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stoltenberg në “Forumin e Prespës”: NATO do të zgjedhë gjithmonë rrugën që të çon drejt shpresës, demokracisë dhe paqes
MaqedoniNATO

Stoltenberg në “Forumin e Prespës”: NATO do të zgjedhë gjithmonë rrugën që të çon drejt shpresës, demokracisë dhe paqes

admin
Last updated: 16/06/2023 11:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 16 qershor – Bota ndodhet në një udhëkryq, prej nga një drejtim të çon në frikë, shtypje dhe luftë, ndërsa në anën tjetër në shpresë, demokraci dhe paqe. Kjo është rruga që NATO do të zgjedhë gjithmonë. Këtë e theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në video-fjalimin e tij në seancën “Paqe dhe demokraci kundër luftës dhe autokracisë” organizuar nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në kuadër të Forumit të Prespës që mbahet në Strugë.

Stoltenberg kujtoi marrëveshjen e Prespës, e cila mundësoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por, siç tha, kontribuoi edhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe hapi të ardhmen e vendit.

Sipas tij, marrëveshjet si e Prespës janë pjesë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duke theksuar se marrëveshje të tilla sigurojnë liri, mundësojnë përparim dhe hapin një të ardhme premtuese.

“Alternativa për këtë është një fatkeqësi, siç mund ta shohim në Ukrainë. Pushtimi rus i Ukrainës ka shkatërruar paqen në të gjithë Evropën dhe ka ndryshuar rrënjësisht sigurinë tonë të përbashkët. Sa herë që lufta në Ukrainë përfundon, marrëdhëniet me Moskën do të kenë ndryshuar në mënyrë dramatike, ndërsa peizazhi i sigurisë në Evropë nuk do të jetë kurrë i njëjtë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Duke folur për procesin e forcimit të marrëdhënieve ruso-kineze, Stoltenberg tha se ato janë “një sfidë për sigurinë, interesat dhe vlerat tona”.

Për Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se është një aleat i vlefshëm, i cili kontribuon në misionin paqeruajtës në Kosovë, i cili është i një rëndësie jetike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kohë të tensioneve të shtuara.

“Gjatë ditëve të fundit, ne kemi forcuar misionin tonë të KFOR-it me qindra trupa, ndërsa Maqedonia e Veriut ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes dhe i ofron mbështetje partnerit tonë Ukrainës. NATO mund të mbështetet në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas. Një tregues i qartë janë avionët e NATO-s që kontrollojnë qiellin mbi vend si pjesë e shërbimit të patrullimit”, tha Stoltenberg.

Për çështjen e zgjerimit të familjes evropiane deri në vitin 2030, ai tha se jo vetëm që është e mundur, por po ndodh pikërisht tani.

“Duke ndjekur hapat e  Maqedonisë së Veriut, Finlanda iu bashkua Aleancës si përgjigje ndaj pushtimit rus. Dua t’ju siguroj se pranimi i Suedisë në NATO do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo vlen edhe për Ukrainën, të gjithë aleatët tanë janë pajtuar që vendi të bëhet pjesë e NATO-s, ndërsa në Aleancë Rusia nuk ka të drejtë vetoje, tha Jens Stoltenberg në video-fjalimin në “Forumin e Prespës” që u mbajt në Strugë.

Në këtë seancë fjalime mbajtën edhe presidenti Stevo Pendarovski, më pas presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq dhe i Shqipërisë, Bajram Begaj.

You Might Also Like

Kulla: Vizita e Lavrovit në Shkup me ftesë të Bujar Osmanit lidhej me projektin rus për ndryshimin e kufijve

Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar

Kryetari i Sarajit, Muhamed Elmazi, priti në takim përfaqësues nga ambasada e ShBA-së në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuleba: NATO-s i duhet Ukraina si aleate, jo si partner i privilegjuar
Next Article Diplomatët: Vendet anëtare të NATO-s do t’i kërkojnë Stoltenbergut të qëndrojë në krye të Aleancës edhe për një vit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kulla: Vizita e Lavrovit në Shkup me ftesë të Bujar Osmanit lidhej me projektin rus për ndryshimin e kufijve
Maqedoni TOP LAJM
Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte
Maqedoni TOP LAJM
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni
Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Join Us!

Subscribe to our newsletter and never miss our latest news, podcasts etc..

[mc4wp_form]
Zero spam, Unsubscribe at any time.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?