By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët kërkojnë ulje të çmimeve të transportit me autobus: Më lirë të kushton të fluturosh për në Itali sesa të shkosh deri në Strumicë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët kërkojnë ulje të çmimeve të transportit me autobus: Më lirë të kushton të fluturosh për në Itali sesa të shkosh deri në Strumicë
Maqedoni

Studentët kërkojnë ulje të çmimeve të transportit me autobus: Më lirë të kushton të fluturosh për në Itali sesa të shkosh deri në Strumicë

admin
Last updated: 04/04/2025 16:10
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill –  Parlamenti Studentor Universitar i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (PSU UKM) ka reaguar sot për, siç thonë nga atje, qasshmërinë e pamjaftueshme dhe mungesën e përfitimeve në raport me transportin ndërqytetës në vend. Nga atje theksuan se pas pandemisë së Covid-19 një pjesë e madhe e linjave të autobusëve dhe trenave janë anuluar dhe çmimet e biletave të atyre që kanë mbetur janë rritur në mënyrë drastike.

“Kjo ishte dhe vazhdon të jetë një goditje e madhe për standardin studentor, me ç’rast studentët janë të detyruar të paguajnë çmime më të larta për transport deri në shtëpinë e tyre”, tha në konferencën e sotme për media, Stefania Mileska, kryetare e Komisionit për Standardin Studentor të PSU UKM.

“Vitin e kaluar deri në muajin qershor ka qenë aktive masa antikrizë për të gjithë studentët që kanë vendbanim të përhershëm jashtë vendit të studimit, me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka paguar nga 1.200 denarë në muaj si ndihmë. Meqë kjo masë nuk ekziston më, është e domosdoshme të prezantohen masa urgjente për përmirësimin e gjendjes me transportin e studentëve në vend”, shtoi Mileska.

Përmes një anketimi të studentëve PSU UKM zbuloi se çmimet e biletave janë rritur për më shumë se 100 përqind në krahasim me çmimet e disa viteve më parë.

Disa nga transportuesit nuk ofrojnë as bileta vajtje-ardhje, ndërsa drejt disa qyteteve nuk ka aspak linja me autobusë

Zbritje të çmimeve të biletave për studentët ka për në Ohër, Manastir, Koçan, Prilep, Prespë, Strugë, Kërçovë dhe Gostivar, por, sipas PSU UKM, këto janë përjashtim, jo ​​rregull. Këto përfitime nuk janë të disponueshme për shumicën e studentëve që udhëtojnë drejt një qyteti tjetër për studime, gjë që krijon pabarazi në qasjen në arsim.

“Studentët që studiojnë në qendrat më të mëdha universitare si Shkupi, e që vijnë nga qytetet më të vogla ose duan të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave apo festave, janë të detyruar të paguajnë çmime të plota të biletave, pa asnjë zbritje”, thonë nga PSU UKM.

Disa qytete, përveç që nuk kanë zbritje studentore, nuk kanë as mundësi për blerjen e biletave vajtje-ardhje. I tillë është shembulli me Strumicën, ku bileta për një drejtim kushton 680 denarë, ndërsa pasi nuk ka biletë vajtje-ardhje, për të udhëtuar në dy drejtime studentët duhet të paguajnë 1360 denarë.

Sipas PSU UKM, bileta vajtje-ardhje nuk ka as për në Tetovë, Kumanovë, Shtip, Veles, Radovish dhe Sveti Nikole.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga ana tjetër studentët nga Makedonska Kamenica, Dellçeva, Demir Hisari dhe Krusheva nuk kanë aspak qasje në transportin ndërqytetës me të cilin do mund të udhëtonin drejt dhe të ktheheshin nga qyteti ku studiojnë.

Studentët e UKM-së po ashtu theksojnë se pas pandemisë çmimet e karburanteve kanë rënë ndjeshëm, por çmimet e biletave të autobusëve kanë mbetur të njëjta, gjë që sipas tyre është e palogjikshme dhe e paarsyeshme.

“Përveç kësaj ka edhe pa logjikësi të tjera me të cilat përballen studentët për çdo ditë, siç është shembulli me biletën nga Shkupi për Gostivar, e cila është 350 denarë në një drejtim dhe 550 denarë në drejtimin tjetër, si dhe me biletën nga Shkupi për në Radovish, e cila është 530 denarë në një drejtim dhe kushton 1060 denarë në dy drejtime sepse nuk ka bileta vajtje – ardhje. Rruga Shkup – Gostivar është 70 kilometra e gjatë dhe shuma për të gjitha pikat pagesore në një drejtim është 140 denarë, ndërsa rruga Shkup-Radovish është 105 kilometra dhe shuma për të gjitha pikat pagesore në një drejtim është 160 denarë. Ajo që sështë logjike në këtë rast këtu shihet në faktin se diferenca e madhe në çmimin e biletave nuk korrespondon me diferencën e vogël në çmimin e pagesave rrugore dhe në kilometrazhin ndërmjet këtyre dy relacioneve”, reagojnë nga Parlamenti studentor universitar në UKM.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Sot, por dhe gati një dekadë më parë, studentët shumë më lehtë blejnë biletën e avionit për në vendet evropiane dhe më lirë se bileta e autobusit, furgonit apo trenit në vendin tonë. Më lirë të kushton të fluturosh për në Itali sesa një biletë vajtje-ardhje për në Strumicë”, shtojnë nga atje.

“Ka ardhur koha që studentët të kenë transport të drejtë dhe të përballueshëm”

Nga Parlamenti studentor u bën thirrje autoriteteve që të fillohet urgjentisht me “rezultate konkrete që do të mundësojnë në një përmirësim të dukshëm të transportit ndërqytetës dhe qasshmërinë e tij për të gjithë, sidomos për studentët nga i gjithë vendi”.

“Sidomos apelojmë të respektohet Strategjia Kombëtare për Rininë 2023-2027 e miratuar nga Kuvendi i RMV-së, në të cilën në kapitullin e katërt: arsimi, nën numrin rendor 4.1.1.2 është e shënuar masa: Miratimi i vendimit për uljen e çmimeve të transportit ndërqytetës me autobus për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët në të gjithë vendin dhe rritjen e rregullshmërisë së linjave. Institucioni kryesor për këtë masë është Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa realizimi i kësaj mase, sipas kësaj strategjie duhej të bëhej në muajin maj të vitit 2024”, thanë nga PSU UKM.

Nga atje apelojnë që të plotësohen kërkesat e studentëve në kuadër të Manifestit Studentor të nënshkruar në vitin 2024 nga partitë më të mëdha politike në vend. Në këtë manifest studentët kërkojnë transport falas në qytet për studentët e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve në Manastir, Tetovë, Shtip, Prilep dhe Ohër.

“Ofrimi i një transportit më të përballueshëm për studentët është një investim në standardin e studentëve, edukimin, mobilitetin dhe të ardhmen e të rinjve në vendin tonë. Ka ardhur koha që studentët të kenë transport të drejtë dhe të përballueshëm që do t’i mbështesë në zhvillimin e tyre akademik dhe që nuk do të përfaqësojë një pengesë shtesë në edukimin e tyre”, thonë nga Parlamenti Studentor Universitar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Meta.mk dhe Portalb.mk në disa raste në muajt e kaluar kanë shkruar për çmimet e larta të çmimeve të biletave për transport ndërqytetës, të cilat paraqesin barrë financiare, sidomos për studentët që udhëtojnë rregullisht.

Kujtojmë se, Portalb ka alarmuar për vështirësitë transportit të studentëve edhe nëpër rajonet tjera të Maqedonisë së Veriut. Banorët e Komunës së Likovës për mbi dy dekada kërkojnë transport publik, pavarësisht nevojës së madhe autoritetet nuk e kanë parë të arsyeshme që t’ua realizojnë këtë kërkesë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MPJTJ: Po ndërmerren të gjitha aktivitetet për organizimin e transportit të trupit të të ndjerit Karadakoski
Next Article ESHR: Agjencia për Konfiskimin e Pronës ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?