By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stuhia ciklonare godet Shqipërinë, Lajda Porja: Zonat ku situata pritet të jetë alarmante…
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Stuhia ciklonare godet Shqipërinë, Lajda Porja: Zonat ku situata pritet të jetë alarmante…
Shqipëri

Stuhia ciklonare godet Shqipërinë, Lajda Porja: Zonat ku situata pritet të jetë alarmante…

admin
Last updated: 11/03/2024 09:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Stuhia ciklonare që ka përfshirë Shqipërinë, pritet që të jetë problematike për veri-perëndimin dhe qendrën e vendit kryesisht gjatë mesditës.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikania Lajda Porja shprehet se disa zona të vendit, do të përfshihen nga rrebeshe shiu me stuhi të forta ere.

Lajda Porja: “Dita më problematike është dita e sotme edhe pse ka nisur me vranësira, të paktën në veri pritet që nga ora në orë të kemi shtim të intensitetit të reshjeve. Parashikohet që reshjet të jenë problematike nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Kryesisht veri-perëndimi dhe qendra do të ketë rrebeshe shiu, shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave duke sjellë probleme në disa zona të veri-perëndimit, në zonat e Shkodrës dhe nën Shkodrës.

Po ashtu, Kruja, Tirana, Elbasani. Pas orës 16:00, presim të kemi shtim të intensitetit të reshjeve, kryesisht në zonat jugore, ku do të jetë Gjirokastra, Vlora, Përmeti dhe Saranda që do të marrin rrebeshe shiu, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes. Deri sonte në orët e vona të mbrëmjes, moti do të jetë problematik në disa zona të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore duke sjellë lokalisht dhe reshje intensive, herë pas here shoqëruar me stuhi detare. Jane ciklone tropikale, të cilat janë prodhuar dhe gjatë ditës së djeshme për shkak të temperaturave shumë të larta që kemi përjetuar dje. Ndërkohë temperaturat vijojnë të jenë të larta edhe pse kemi reshje, 20 apo mbi 20 gradë Celsius”.

Por cilat janë zonat më problematike dhe në cilat fasha orare do të jetë situata alarmante përsa i përket kushteve të motit?

Lajda Porja: “Shkodra ka problemin nga ora 12:30-13:00 deri në orën 15:00 apo 16:00, ky është intervali ku do të ketë intensitetin më të lartë të reshjeve. Ndërkohë, Tirana është pas orës 13:00 deri në orën 16:00, ku mbetet problematike situata. Jugu nuk është problematik përgjatë paradites, ndërkohë pas orës 16:00, pritet një intensifikim i zonave jugore, por sërish mbetet veriu dhe qendra epiqendra e kësaj stuhie ciklonare që ka përfshirë Shqipërinë dhe jo vetëm Shqipërinë, por edhe një pjesë të mirë të Ballkanit”.

Pritet që nga e marta të kemi një përmirësim të reshjeve, por sërish moti do të jetë i paqëndrueshëm deri ditën e premte e mesa duket 14 Marsi, siç e thotë edhe sinoptikanja Porja nuk do të jetë një ditë ideale Vere.

Lajda Porja: “Ka një përmirësim të situatës së reshjeve të martën dhe të mërkurën, reshjet që do të mbeten prezente, do të jenë në sasi të pakëta. Situata më problematike do të paraqitet sot. Kemi ditën e enjte, reshje të izoluara edhe është Dita e Verës nuk do të jetë ideale Vere, do të ketë vranësira, do të ketë herë pas here momente me reshje. Nuk mund të themi situatë alarmante dhe problematike sikundër presim sot pasdite, por do të jetë një mot i paqëndrueshëm. Të premten dhe në fundjavë, do të kemi përmirësim të motit. Nuk ka ndryshim kolosal. Duke filluar nga e marta dhe deri ditën e premte, do të kemi luhatje të lehtë të temperaturave do të jenë tipike të pranverës, ku maksimalet do të jenë 18-19 gradë Celsius. Mëngjeset janë relativisht të ngrohta. Reshjet do të jenë kryesisht shiu në të gjithë territorin”.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Autizmi, prindët: Diagnoza e hershme vendimtare
Next Article Plagosen tre persona në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?