Substancat e lidhura me fentanilin – targeti i rritjes se tarifave
Më 4 mars, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, drejtoi një konferencë shtypi.
Lidhur me pyetjen mbi 10% tarifa shtesë nga SHBA-ja ndaj Kinës, duke shfrytëzuar çështjen e fentanilit, Lin u shpreh që SHBA-ja në mënyrë këmbëngulëse ka marrë fentanilin si pretekst, duke ngritur sërish tarifat ndaj produkteve kineze. Kina, shumë herë, ka deklaruar qëndrimin kundër këtyre masave dhe kundërpërgjigja nga Kina është krejtësisht për ruajtjen e interesave të drejta.
“Ne i sugjerojmë SHBA-së të kthehet sa më parë në shinat e drejta të dialogut dhe bashkëpunimit,” theksoi Lin.
Zyra e Informacionit e Këshillit Shtetëror të Kinës publikoi të martën një raport zyrtar, të titulluar “Kontrollimi i substancave të lidhura me fentanilin – Kontributi i Kinës”, duke theksuar kontrollin rigoroz të vendit mbi kimikatet.
Dokumenti thekson gjithashtu angazhimin e Kinës për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar për kontrollin e drogës përmes dialogut, hetimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të njohurive, duke nxitur partneritete të bazuara në barazi dhe besim të ndërsjellë.
“Kina ka arritur suksese të dukshme në bashkëpunimin e thellë me vendet e interesuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në trajtimin e problemeve me substancat e lidhura me fentanilin”, thuhet në raport.