By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulejmani uron nxënësit e klasave të para: “Një hap i rëndësishëm drejt dijes dhe suksesit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sulejmani uron nxënësit e klasave të para: “Një hap i rëndësishëm drejt dijes dhe suksesit”
Maqedoni

Sulejmani uron nxënësit e klasave të para: “Një hap i rëndësishëm drejt dijes dhe suksesit”

admin
Last updated: 01/09/2026 14:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka vizituar Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ku ka pritur nxënësit e klasave të para dhe ka theksuar përmirësimin e kushteve në shkollë.

“Sot pata kënaqësinë ta filloj ditën me vizitën e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ku së bashku me drejtorin Muhamet Zeqiri, pritëm nxënësit e klasave të para në ditën e tyre të parë të shkollës.

Nxënësve dhe prindërve të tyre u urova një fillim të mbarë të vitit shkollor dhe, mbi të gjitha, një fillim të bukur të rrugëtimit të tyre drejt dijes, edukimit dhe suksesit. Për vogëlushët tanë, kjo është një ditë e veçantë dhe një hap i rëndësishëm në jetën e tyre.

Këtë vit, Shkolla “Naim Frashëri” i pret nxënësit në kushte dukshëm më të mira, falë një donacioni të çmuar nga donatori Arben Ademi dhe Shoqata Humanitare “Swiss Barakah”. Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm dhe për zemërgjerësinë e treguar ndaj nxënësve dhe arsimit, i falënderoj përzemërsisht.

Gjithashtu, theksova se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. Për të tretin vit radhazi, është siguruar shpërndarja me kohë e librave shkollorë, si dhe janë krijuar të gjitha parakushtet e nevojshme për një fillim të organizuar dhe të suksesshëm të procesit mësimor.

Uroj që ky vit shkollor të jetë vit i dijes, punës, sukseseve dhe arritjeve të reja.
Suksese të gjithë nxënësve, veçanërisht më të vegjëlve që sot hodhën hapin e parë në rrugën e dijes!
Urime dhe punë të mbarë stafit mësimor dhe menaxhmentit të Shkollës “Naim Frashëri”.
Qoftë një vit i mbarë, i suksesshëm dhe plot dije për të gjithë!, deklaroi Sulejmani.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FSSH: Mbi 623 milionë denarë për pushim mjekësor, mbi 414 milionë për pushim të lehonisë
Next Article VMRO‑DPMNE nga sot me kampanjë të madhe: “Së bashku për të ardhmen”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?