By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulm me thikë në Nju Jork, policia qëllon për vdekje autoren
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sulm me thikë në Nju Jork, policia qëllon për vdekje autoren
Bota

Sulm me thikë në Nju Jork, policia qëllon për vdekje autoren

admin
Last updated: 01/09/2026 10:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nju Jork, 1 shtator, argument.mk/ – Një ngjarje e rëndë dhe e dhunshme ndodhi dje pasdite në “Times Square”, në zemër të Nju Jorkut, ku një grua e armatosur me dy thika sulmoi rastësisht dy persona, raportoi “CBS News”.

Njëra prej viktimave humbi jetën, ndërsa autorja e dyshuar u qëllua për vdekje nga policia.

Sipas Policisë së Nju Jorkut (NYPD), ngjarja ndodhi rreth orës 16:24–16:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Seventh Avenue” dhe “West 43rd Street”.

Autorja e dyshuar, e identifikuar si Pamela Cisneros, 49 vjeçe, nga Queens, dyshohet se fillimisht sulmoi me thikë një burrë 68-vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga metroja.

Vetëm pak sekonda më vonë, ajo sulmoi një grua 32-vjeçare. Sulmet, sipas policisë, ishin të rastësishme dhe të paprovokuara.

Gruaja 32-vjeçare u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Burri i plagosur ndodhet në spital dhe raportohet në gjendje të stabilizuar.

Policia ndërhyri menjëherë dhe i kërkoi gruas të hidhte thikat.

Sipas autoriteteve, oficerët u përpoqën për disa minuta ta bindnin të dorëzohej dhe përdorën edhe “Taser”, por pa sukses.

Kur ajo vazhdoi të afrohej drejt policëve me dy thikat në duar, dy efektivë hapën zjarr.

Cisneros u dërgua në spital, ku më vonë u konfirmua vdekja e saj.

Policia ka deklaruar paraprakisht se nuk ka shenja që sulmi të ketë lidhje me terrorizmin.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur motivin e sulmit.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marrëveshja për presidentin, Abdixhiku sot mbledh partinë
Next Article Numri i viktimave nga përmbytjet kalon shifrën 1 000
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?