By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulmet masive ruse godasin Ukrainën për ditën e dytë me radhë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sulmet masive ruse godasin Ukrainën për ditën e dytë me radhë
Bota

Sulmet masive ruse godasin Ukrainën për ditën e dytë me radhë

admin
Last updated: 27/08/2024 08:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Rusia ka vënë në shënjestër Ukrainën me një valë tjetër sulmesh, një ditë pas një prej sulmeve ajrore më të mëdha të luftës.

Alarmet për sulm ajror u lëshuan herët të martën, pasi vëzhguesit ukrainas zbuluan aeroplanët rusë që lëshonin raketa hipersonike.

Janë raportuar edhe sulme masive me dron, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thonë se i gjithë vendi është nën kërcënimin e një sulmi me armë balistike.

Një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes tha se armatime precize me rreze të gjatë dhe me bazë detare ishin përdorur për të goditur stacionet e energjisë dhe infrastrukturën përkatëse në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë në Kiev, Lviv dhe rajonet Kharkiv dhe Odesa.

Të paktën gjashtë persona vdiqën gjatë natës të dielën deri të hënën dhe dhjetëra u plagosën pasi më shumë se gjysma e rajoneve të Ukrainës u sulmuan nga dronë dhe raketa.

Infrastruktura e energjisë elektrike u godit duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë qytete, ku u prekën edhe furnizimet me ujë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i quajti sulmet “të egra”, duke thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë rrjetin energjetik të Ukrainës.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dënoi “sulmet frikacake të raketave dhe dronëve të Rusisë ndaj infrastrukturës civile”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Tre persona tashmë dihet se kanë vdekur në raundin e fundit të sulmeve.

Sulmet e fundit po shihen si një përpjekje e Moskës për të rivendosur kontrollin e saj mbi konfliktin pas fitimeve të fundit të territorit të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë.

Ndryshe, Rusia ka synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës që në fillim të pushtimit të saj në shkallë të plotë, i cili filloi në shkurt 2022.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Të hënën, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve perëndimorë, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Francën që të ndryshojnë rregullat e tyre dhe të lejojnë Ukrainën të përdorë armët e saj për të goditur më thellë brenda Rusisë.

Ukraina lejohet të përdorë disa armë perëndimore për të goditur objektivat brenda Rusisë – por jo armë me rreze të gjatë.

Zelensky tha se “ne mund të bëjmë shumë më tepër për të mbrojtur jetët” nëse forcat ajrore evropiane do të punonin me mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mandati i Olta Xhaçkës rikthen në punë deputetët, shqyrtohet sot vendimi i Kushtetueses
Next Article Ancelotti dëshiron që një lojtar i Real Madridit të jetë më arrogant në fushë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?