By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulmi rus me dronë shkakton viktima dhe dëme në Odesa të Ukrainës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sulmi rus me dronë shkakton viktima dhe dëme në Odesa të Ukrainës
Bota

Sulmi rus me dronë shkakton viktima dhe dëme në Odesa të Ukrainës

admin
Last updated: 09/11/2024 11:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dronët rusë e sulmuan gjatë natës qytetit port të Ukrainës, Odesa, duke e vrarë një person dhe duke i plagosur 13 të tjerë, tha të shtunën guvernatori rajonal, Oleh Kiper.

Disa ndërtesa banimi, shtëpi, ndërtesa komerciale dhe dhjetëra vetura private u dëmtuan nga ky sulm rus me dronë, i cili ishte i dyti radhazi në dy ditët e fundit në Odesa, tha Kiper.

“Armiku i sulmoi përsëri me dronë Odesën dhe rajonin afër gjatë kësja nate. Një person u vra dhe 13 të tjerë u plagosën. Në mesin e të plagosurve janë dy fëmijë”, tha ai në Telegram.

Prokurorët thanë se fëmijët e plagosur janë djem të moshës 4 dhe 16 vjeçe, përkatësisht. Rusia sulmoi me 51 dronë, duke e përqendruar sulmin e saj në Odesa dhe rajonin përreth në jug të Ukrainës, tha forca ajrore ukrainase, duke shtuar se njësitet ukrainase të mbrojtjes ajrore i rrëzuan 32 dronë rusë.

Dronët rusë gjithashtu shkaktuan zjarr të madh në një nga distriktet e Odesës, raportoi transmetuesi publik Suspilne, duke cituar banorët.

Media të tjera në qytet postuan pamje që shfaqin makina dhe ndërtesa në zjarr dhe tym të dendur që ngrihej drejt qiellit.

Forcat e Moskës i kanë intensifikuar sulmet ajrore ndaj qyteteve dhe fshatrave ukrainase, duke dërguar turma dronësh pothuajse çdo natë.

Ushtria e Ukrainës tha se Rusia lëshoi më shumë se 2.000 dronë sulmues ndaj objektivave civile dhe ushtarake në tetor.

Moska thotë se nuk i sulmon civilët. Por, Misioni Vëzhgues për të Drejtat e Njeriut i OKB-së në Ukrainë i ka verifikuar 11.743 civilë të vdekur nga dhuna e lidhur me konfliktin prej se nisi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022 deri në fund të gushtit të këtij viti.

Qeveria ukrainase thotë se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë për shkak të vështirësive për të arritur në disa pjesë të vendit.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkupi listohet si qyteti i shtatë në botë për ajrin e ndotur
Next Article Aktivitete intensive per ndërtimin e TS Ohër 400/110 kV

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?