Finalja e NFL në futbollin amerikan, e njohur më mirë si Super Bowl, ka qenë gjithmonë një ngjarje e madhe, por edicioni i këtij viti do të mbahet mend për shikueshmërinë e tij rekord.
Super Bowl tërheq një numër të madh shikuesish vit pas viti për shkak të shfaqjes që sjell dhe edicioni i sivjetshëm u ndoq nga 123.4 milionë shikues në mbarë botën në platforma të ndryshme.
Kansas City Chiefs mposhti San Francisco 49ers me rezultatin 25:22 pas kohës shtesë të dielën mbrëma. Spektakli u luajt në Las Vegas para një numri rekord shikuesish dhe qendërmbrojtësi i madh Patrick Mahomes u dallua duke vendosur një goditje me Mecole Hardman për fitoren dhe rezultatin përfundimtar.
Ishte titulli i tretë kampion për kryesuesit në pesë sezonet e fundit. Katër vite më parë ata mundën në finale 49ers, ndërsa vitin e kaluar ishin më të mirë se Philadelphia Eagles.
Mediat e njohura amerikane njoftuan se ky ishte transmetimi i dytë më i ndjekur në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas misionit historik ‘Apollo 11’ në vitin 1969, kur Neil Armstrong u bë njeriu i parë që shkeli në Hënë.
Vlerësohet se këtë ngjarje historike e kanë ndjekur nga 125 deri në 150 milionë njerëz në SHBA.
Të dhënat nga kompania Nielsen raportuan se shikueshmëria të dielën u rrit me shtatë për qind krahasuar me Superbowl-in e vitit të kaluar, i cili u shikua nga 115.1 milionë njerëz.