By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Superkompjuteri vjen me përditësimin e fundit – zbulohen favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve 2024/25
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Superkompjuteri vjen me përditësimin e fundit – zbulohen favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve 2024/25
Sport

Superkompjuteri vjen me përditësimin e fundit – zbulohen favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve 2024/25

admin
Last updated: 17/09/2024 12:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Superkompjuteri i kompanisë së mirënjohur Opta ka zbuluar tashmë favoritët nga i pari deri tek i fundit për të fituar këtë edicion të ri të garës më prestigjioze evropiane, Ligës së Kampionëve.

Liga e Kampionëve 2024/25 nis sonte (e martë) me fillim nga ora 18:45 me formatin e ri, por favoritët e vjetër.

Është superkompjuteri i Opta-s që ka ardhur me përditësimin e fundit ku ka zbuluar shanset e secilës skuadër për të fituar trofeun këtë edicion.

I pari në listë është Manchester City me 25.3%, duke kërkuar kështu triumfin e dytë në këtë garën elitare evropiane për klube.

Pas tij renditet fituesi historik, Real Madridi, me 18.2% shanse për të triumfuar përsëri në Ligën e Kampionëve.

Në vendin e tretë janë italianët e Interit me 10.9%, duke kërkuar të rikthehen në krye të Evropës pas gati 15 vitesh.

Pozitat katër dhe pesë i mbajnë Arsenali me 6.3% shanse dhe Bayer Leverkuseni me 5.2%, duke shprehur që të jenë befasitë e këtij edicioni.

Top dhjetëshja përmbyllet me Barcelonën, Liverpoolin, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe RB Leipzig, të gjitha këto ekipe me diferenca të vogla mes tyre.

Në pozitat e mëposhtme renditen klube tjera të mëdha si Borussia Dortmund (11), Atletico Madrid (13), Juventus (15) dhe AC Milan (20).

Sipas Opta-s, klube si Celtic, Dinamo Zagreb, RB Salzburg, Sturm Graz, Brest, Crvena Zvezda, Shakhtar Donetsk, Slova Bratislava dhe Young Boys kanë 0% shanse për të fituar trofeun.

Një gjë është e sigurt, ky sezon i Ligës së Kampionëve do të jetë i zjarrtë.

You Might Also Like

Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve

Pjesa e parë, Maqedonia e Veriut 0-2 Zvicër

Kosova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkon Borrell vjen Kallas, Von der Leyen emëron ekipin e ri të lartë të Komisionit Evropian
Next Article Bakllava me boronica: Një klasik në një mënyrë krejt tjetër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?