Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor Shemë Mustafa, i cili teksa ishte në detyrë në pikën kufitare, dy vite më parë ishte rrëmbyer nga njësitet speciale të Serbisë.
Sveçla ka thënë se shërbimi i tij me pushtim dhe guxim për të mbrojtur kufijtë e shtetit do të mbetet shembull frymëzues për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe brezat që do t’i bashkohen.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Shemë Mustafa, pjesëtar i Policisë Kufitare, i cili dy vite më parë ishte rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë gjatë kryerjes së detyrës, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Shërbimi i tij me përkushtim dhe guxim në mbrojtje të kufijve tanë do të mbetet shembull frymëzues për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe për brezat që do t’i bashkohen asaj. Pavarësisht vështirësive shëndetësore, ai gjithmonë ishte në detyrë, përkrah kolegëve të tij, duke dëshmuar ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe dashurinë për atdheun. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Mustafa, për kolegët me të cilët ai shërbeu me nder e përkushtim, si dhe për mbarë Policinë e Kosovës. I lehtë i qoftë dheu i Republikës sonë!”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social “facebook”.