By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tahiri flet për ligjin e Speciales: Dekreti i presidentes nuk do të votohet në seancën e radhës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Tahiri flet për ligjin e Speciales: Dekreti i presidentes nuk do të votohet në seancën e radhës
Kosovë

Tahiri flet për ligjin e Speciales: Dekreti i presidentes nuk do të votohet në seancën e radhës

admin
Last updated: 28/11/2026 13:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka folur për zhvillimet lidhur me draftin e parë të ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, si dhe punën e grupit punues të themeluar nga partitë parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka bërë të ditur se dekreti i presidentes për ligjin nuk do të jetë pjesë e seancës së ardhshme të Kuvendit, duke sqaruar se në vend të tij pritet të procedohet me një ligj të ri, për të cilin do të punojë grupi punues i emëruar nga partitë parlamentare.

Ai ka theksuar se nga diskutimet në Kryesi ka kuptuar se grupi punues do të vazhdojë punën dhe se drafti i ri pritet të jetë i gatshëm brenda një kohe relativisht të shkurtër.

“Ajo që dihet tani është që votimi i dekretit të presidentes për ligjin nuk është në orarin e Kuvendit dhe po ashtu ajo që dihet është se nuk do të jetë në seancën e radhës. As në vazhdimin e pikave të rendit të ditës dhe as në seancën tjetër. Tani, ajo çfarë e kuptova prej diskutimit është që grupi punues, i cili tanimë është emëruar nga partitë parlamentare, do ta bëjë punën e vet dhe do të vijë bukur shpejt”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka bërë të qartë se drafti i mëparshëm, përkatësisht dekreti i presidentes që ishte paraparë të votohej në Kuvend, nuk do të procedohet në seancën e radhës, pasi synohet hartimi i një ligji të ri.

“Pra, me thënë troç, ligji i cili ishte për votim, respektivisht dekreti i presidentes, nuk do të vijë nesër, do të vijë një ligj i ri. Kur do të vijë, kërkesa e Aleancës është një: bëjeni sa më shpejt që është”, ka theksuar Tahiri.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Plani i Rritjes, Schuebel kërkon bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës
Next Article ”Ngjyrat e Alfabetit” bashkojnë artistët sonte në Kumanovë përmes hapjes së ekspozitës kolektive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?