Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Secili deputet e ka përgjegjësi kushtetuese të jëtë në seancën e Kuvendit dhe t’i japë drejtim formimit të organeve të Kuvendit të Kosovës, si kryesia dhe kryetari. Këtu nuk jemi duke bllokuar nga partitë e tjera, por jemi të bllokuar nga partia e parë. Duke qenë se është në të drejtën e saj për të bërë propozime dhe duke pasur parasysh që nuk ka shumicë parlamentare këta kanë vendosur ta bllokojnë situatën asnjë parti nuk mund ra bllokoj përpos partisë së parë ata janë që e kanë bllokuar dhe atyre iu takon te marrin veprime. Ne kemi hapur rrugë tashmë disa here që janë disa kandidat që mund të votohen nga PDK, në këtë rast Kurti ka vendosur ta bllokojnë këtë situatë. Humbësi i këtyre zgjedhjeve është VV-ja, sepse shihet që tashmë këta nuk kanë partner me qeverisë edhe duke parë matjet e opinionin publik janë partia që ka rënien më të madhe nuk janë njerëz që të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve.
“Humbësi i këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje,” përfundoi Tahiri, duke theksuar se VV nuk ka më partnerë për qeverisje dhe nuk po tregon vullnet për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve.