By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tajlandezja ndërtoi një qeli në shtëpi për të mbrojtur veten nga djali
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Tajlandezja ndërtoi një qeli në shtëpi për të mbrojtur veten nga djali
Bota

Tajlandezja ndërtoi një qeli në shtëpi për të mbrojtur veten nga djali

admin
Last updated: 13/11/2024 07:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një grua e moshuar tajlandeze, e cila po përpiqet me çdo kusht ta mbajë djalin larg drogës dhe kumarit, bëri një qeli brenda shtëpisë së saj.

Pas më shumë se 20 vitesh duke jetuar në frikë të vazhdueshme shkaku i varësisë së djalit nga droga, një grua 64-vjeçare nga provinca Buriram e Tajlandës ndërmori masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur veten dhe fqinjët.

Ajo kohët e fundit angazhoi një kompani për t’i ndërtuar një qeli në shtëpi, ku mund të mbyllte të birin 42-vjeçar sa herë që ai bëhej agresiv. Gruaja i tha policisë se kishte provuar gjithçka për ta ndihmuar djalin e saj gjatë këtyre viteve, përfshirë disa përpjekje rehabilitimi në më shumë se 10 qendra të ndryshme në vend, por asgjë nuk funksionoi, dhe ai bëhej gjithnjë e më i dhunshëm me kalimin e kohës.

Për më tepër, në një moment, ai u bë i varur edhe nga kumari, gjë që e përkeqësoi situatën, shkruan odditycentral.

“Për njëzet vjet kam jetuar me frikë të vazhdueshme. Kam jetuar vetëm me djalin tim që nga koha kur burri im ndërroi jetë. Një nga arsyet e vdekjes së tij ishte depresioni dhe stresi i shkaktuar nga varësia e djalit tim nga droga. I vendosa shufrat e hekurit në shtëpinë time sepse isha e shqetësuar për sigurinë time dhe të fqinjëve”, tha ajo.

Më 23 tetor, gruaja u detyrua të thërriste policinë pasi nuk mund ta kontrollonte dot më të birin. Ai u shtrua në një spital, por ajo e dinte se do të kthehej, ndaj vendosi të krijonte qelinë. Gruaja e moshuar, e njohur vetëm si zonja A. nga mediat, siguroi që djali i saj të kishte qasje në kushte bazike dhe la një hapësirë midis shufrave për t’i dhënë ushqim dhe ujë.

“Dhomën me shufra e pajisa me gjëra thelbësore si krevat, banjo dhe WiFi. Kam projektuar një vrimë të vogël për të dorëzuar ushqim dhe pije për djalin tim dhe kam instaluar një sistem kamerash CCTV për të monitoruar sjelljen e tij 24 orë në ditë. Besoj se kjo masë do të më mbrojë mua dhe fqinjët nga sjellja e tij agresive”, tha tajlandezja.

Nuk është e qartë se si policia mësoi për qelinë e ndërtuar në shtëpi nga gruaja, por ata sigurisht nuk ishin të kënaqur kur e vizituan shtëpinë e saj javën e kaluar. Një zëdhënës tha për gazetarët se gruaja mund të shpallet fajtore për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe mbajtjen e paligjshme në izolim.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sot vranët dhe vende-vende riga shiu
Next Article Krijuesi i “Squid Game” humbi nëntë dhëmbë nga stresi i realizimit të serialit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?