Shkup, 21 maj – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, realizoi sot një takim pune me ambasadorin e Kazakistanit në vend, Satibaldi Burshakov, ku u u konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në nivelin e policive dhe në luftën kundër të gjitha llojeve të krimit.

“Të dyja palët shqyrtuan marrëveshjen e bashkëpunimit policor ndërmjet qeverive të dy vendeve, bartësit e së cilës do të jenë Ministritë e Punëve të Brendshme, përmes nënshkrimit të së cilës do të rritet bashkëpunimi në nivelin operativ, shkëmbimi i informacionit, edukimi i nëpunësve policorë, si dhe bashkëpunimi në luftën kundër të gjitha llojeve të krimit të organizuar ndërmjet dy ministrive”, kumtuan nga MPB.
Me këtë, citohet në kumtesën e MPB-së,do të mundësohet më tej bashkëpunimi më i mirë dhe përafrimi i standardeve të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërkombëtare.
