By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim onlajn Mitreski – Stefançuk: Maqedonia e Veriut dhe Ukraina do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të mbështeten edhe në rrugën drejt BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim onlajn Mitreski – Stefançuk: Maqedonia e Veriut dhe Ukraina do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të mbështeten edhe në rrugën drejt BE-së
Maqedoni

Takim onlajn Mitreski – Stefançuk: Maqedonia e Veriut dhe Ukraina do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të mbështeten edhe në rrugën drejt BE-së

admin
Last updated: 01/02/2024 15:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shkurt – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski sot kishte takim onlajn me kryetarin e Radës Supreme të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, në të cilën është riafirmuar dhe përshëndetur mbështetja e vendosur dhe solidariteti i vendit tonë ndaj Ukrainës, institucionet dhe popullin ukrainas, përballë agresionit brital dhe të pajustifikuar nga Rusia. Duke ia uruar Mitreskit përzgjedhjen për kryetar të Kuvendit, Stefançuk  ka shprehur mirënjohje të madhe për Maqedoninë e Veriut dhe për mbështetjen e aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe në BE, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.

Ai i ka dërguar ftesë Mitreskit që të drejtohet në seancën e rastit të Radës ukrainase, me rastin e përvjetorit të agresionit rus. Falë ftesës, kryetari Mitreski tha se kjo është mundësi që edhe personalisht t’u transmetojë Stefançukit dhe të gjithë deputetëve ukrainas mbështetjen nga Maqeodnia e Veriut për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Kryetari i Kuvendit kujtoi në Deklaratën për dënimin e sulmeve ushtarake ndaj Ukrainës, e cila është miratuar nga kjo përbërje e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se vendi ynë është pjesëmarrës aktiv në dimensionin parlamentar të platformës ndërkombëtare të Krimesë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut iu bashkua të gjitha masave kufizuese ndaj Federatës Ruse dhe të gjitha vendimeve në lidhje me integritetin territorial të Ukrainës, duke mbështetur aspiratat e vendit për anëtarësim në organizatat euroatlantike.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e ndjekim me kujdes zhvillimin e situatës në Ukrainë dhe konfirmojmë vazhdimisht mbështetjen tonë për integritetin territorial, sovranitetin dhe plotësinë e Ukrainës, si dhe për paprekshmërinë e kufijve të saj. Dhe në të ardhmen do të vazhdojmë me ndihmën aktive diplomatike, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën, në kuadër të mundësive dhe kapaciteteve tona”, tha Mitreski, duke theksuar gatishmërinë e palës maqedonase për të mbështetur Ukrainën me përvojë dhe me ekspertizë në procesin e integrimit euroatlantik.

Duke shprehur bindje se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ta mbështesë dhe t’i ndihmojë Ukrainës, dke kontribuar edhe për izolimin e mëtutjeshëm të Rusisë si agresor, Stefançuk theksoi se dy vendet meritojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe se duhet maksimalisht të bashkëpunojnë edhe në kuadër të këtij procesi.

Mitreski theksoi se në dy mandatet e njëpasnjëshme është kryetar i Grupit të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës. Edhe këtë grup, siç tha, është një nga më aktivet në Kuvend, kështu që, që në shkurt të vitit 2022 ka dalë me deklaratë në të cilën është konfirmuar mbështetja e padyshimtë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, në kufijt e saj të njohur ndërkombëtarisht.    

“Ju bind se Ukraina shikon në mua një mik të sinqertë dhe dhe mbështetës të dëshmuar shumëvjeçar. Edhe në të ardhmen mund të konsideroni në mbështetjen time në lidhje me avancimin e bashkëpunimit dypalësh mes Kuvendit dhe Radës Supreme, por edhge planit shumëpalësh”, porositi Mitreski.

Mitreski, gjithashtu kujtoi edhe ekspozitën “Ukraina kujton, bota pranon”, e cila është ngritur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e 100-vjetorit të urisë. Theksoi se situata në Ukrainë ishte në krye të prioriteteve tona si kryesues të OSBE-së vitin e kaluar. Gjithashtu, Mitreski theksoi se do të ishte nder për Maqedoninë e Veriut që të jetë pjesë e Samitit të Paqes në Ukrainë.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article KSL në protestë para Kuvendit për shkak të miratimit të Ligjit për nëpunësit administrativ
Next Article SHGM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup: Bashkëpunim për avancim të gazetarisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?