By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takime të delegacionit të Kuvendit me deputetë italianë: Pa integrimin në BE të Ballkanit, rrezikojmë të krijojmë boshllëk gjeografik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takime të delegacionit të Kuvendit me deputetë italianë: Pa integrimin në BE të Ballkanit, rrezikojmë të krijojmë boshllëk gjeografik
Maqedoni

Takime të delegacionit të Kuvendit me deputetë italianë: Pa integrimin në BE të Ballkanit, rrezikojmë të krijojmë boshllëk gjeografik

admin
Last updated: 08/05/2025 21:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të vizitës zyrtare në Itali sot u takua me senatoren Ema Pavanelli, e cila është edhe kryetare e Grupit Bilateral për Bashkëpunim me Vendet e Ballkanit të Parlamentit të Italisë, Xhulio Tremonti, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Evropiane si dhe me Xhilo Vinja, kryetar i Komisionit për Politikat e BE-së.

Siç bëhet e ditur në kumtesën nga shërbimi për informim i Kuvendit në takime kryetari Gashi theksoi se marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë kanë vazhduar për më shumë se tre dekada në një mënyrë të hapur, të ndershme dhe miqësore dhe pa çështje të hapura, të bazuara në miqësinë tradicionale, partneritetin e fortë strategjik dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen konstruktive shumëvjeçare, si në nivelin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.

Mbështetja e vazhdueshme, tha ai, dëshmon vizionin e Italisë për një Ballkan Perëndimor të integruar dhe të qëndrueshëm brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian, emëruesi i përbashkët i të cilit është një rajon i begatë pa konflikte dhe çështje të hapura.

Në takime, Gashi u përqendrua në procesin e skriningut, i cili përfundoi me shumë sukses dy vjet më parë, me vlerësime të larta nga Komisioni Evropian, dhe shprehu pritjen e tij që gjatë kryesimit polak me Këshillin e BE-së, të gjitha vendeve anëtare do t’u dërgohet sinjali konkret dhe i qartë se fillimi i negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut është më se imperativ, si dhe vlerësim se çdo vonesë e mëtejshme në procesin e zgjerimit të BE-së do të thotë përkeqësim i mëtejshëm i situatës, gjë që do të reflektohet në aspektin ekonomik, energjetik, të sigurisë dhe politik.

Deputetja Bllagica Llasovska, e cila është pjesë e delegacionit të Kuvendit, iu referua kontributit të Republikës së Maqedonisë në politikat e BE-së edhe pse nuk është anëtare e BE-së, nga mbështetja gjatë krizës së migrantëve, përmes harmonizimit me politikën e përbashkët të sigurisë deri te bashkimi me sanksionet e BE-së. Në vend që anëtarësimi të bazohet në kontributin dhe përmbushjen e Kritereve të Kopenhagës, ai kushtëzohet nga kontesti dypalësh. Kjo kontribuon për një perceptim negativ të qytetarëve dhe për rënie të mbështetjes së tyre për anëtarësim në BE.

Deputeti Dimitar Kovaçevski theksoi se mbështetja dhe mirëkuptimi i Italisë për kontributin e vendit tonë në proceset evropiane duhet të transferohet midis vendeve anëtare të BE-së. Sidomos sepse anëtarësimi i vendit tonë në BE nuk do të jetë vetëm përfitim për vendin, por edhe për BE-në.

Në takime u theksua edhe gatishmëria për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mëtejshëm të ndërsjellë midis delegacioneve të përhershme në asambletë parlamentare të NATO-s, Këshillit të Evropës, OSBE-së, Mesdheut, UIP-së, si dhe bashkëpunimi konstruktiv në kuadër të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe Iniciativës së Evropës Qendrore, ku Italia është vend themelues.

Siç bëhet e ditur në kumtesë, të pranishmit u zotuan të promovojnë segmente të shumta të bashkëpunimit ndërshtetëror, në ekonomi, por edhe në kulturë, arsim, turizëm dhe shëndetësi, ndërsa Protokolli i Bashkëpunimit mundëson nisjen e iniciativave të shumta për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave parlamentare me nevojë dhe interes të ndërsjellë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Urim nga kryeministri Mickoski për zgjedhjen e papës së ri Leoni XIV
Next Article Tomovski: Nëse duam të kemi shtet serioz duhet të kemi aeroplan të mirëfilltë qeveritar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?