Shkup, 3 shtator – Në margjinat e Forumit strategjik të Bledit, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi takime të ndara me ministren e Punëve të Jashtme dhe Punë Evropiane të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dfhe Punë Evropiane të Republikës Sllovakisë, Juraj Bllanar.
Siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunimi dhe stabiliteti rajonal, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Bashkëbiseduesit theksuan potencialin e fuqishëm dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të tyre. Në dy takimet u konfirmua aleanca në kuadër të Aleancës së NATO-s. U diskutua dhe për proceset reformuese, asipratat evropiane të vendit tonë, sfidat në këtë rrugë dhe mbështetja e vazhdueshme e Sllovenisë dhe Sllovakisë, theksohet në kumtesë.