By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takimi Dedivanaj- Wesley Clark: Prania më e madhe e forcave amerikane në Ballkan, mbrojtje e shkëlqyer kundër ndikimit rus
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Takimi Dedivanaj- Wesley Clark: Prania më e madhe e forcave amerikane në Ballkan, mbrojtje e shkëlqyer kundër ndikimit rus
Bota

Takimi Dedivanaj- Wesley Clark: Prania më e madhe e forcave amerikane në Ballkan, mbrojtje e shkëlqyer kundër ndikimit rus

admin
Last updated: 11/10/2024 17:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj, ka zhvilluar takim me gjeneralin Wesley Clark.

“Dua të falenderoj gjeneralin Clark për këtë takim të shkëlqyer, ku gjithmonë do të theksojmë me krenari partneritetin dhe aleancën shekullore midis popujve tanë dhe jemi të lumtur për faktin se Shqipëria dhe Kosova janë shtetet me imazhin më të qartë euroatlantik në Ballkan”, ka shkruar Dedivanaj.

Postimi i plotë i Dedivanajt:

Pata nderin dhe privilegjin të zhvilloj një bashkëbisedim me gjeneralin legjendar Wesley K. Clark, i cili dha një kontribut të madh në ndalimin e synimeve vrastare, gjenocidale dhe luftarake të autoriteteve serbe në vitin 1999. Angazhimi dhe roli i tij në NATO solli paqen në Kosovë në një kohë shumë të vështirë për popullin tonë, gjë që konfirmoi dhe forcoi edhe më shumë lidhjet e forta mes popullit amerikan dhe atij shqiptar.
Të gjitha këto ia theksova gjeneralit të nderuar, ku mbështetja e administratës amerikane për integrimet euroatlantike të Kosovës është me rëndësi kyçe. Një prani më e madhe amerikane në Ballkan do të ishte një mbrojtje e shkëlqyer kundër ndikimit në rritje Ruse, e veçanërisht duke pasur parasysh shtetet satelitore Ruse, ku vetëm vlerat perëndimore dhe amerikane sigurojnë paqë dhe begati në Ballkan.
Dua të falenderoj gjeneralin Clark për këtë takim të shkëlqyer, ku gjithmonë do të theksojmë me krenari partneritetin dhe aleancën shekullore midis popujve tanë dhe jemi të lumtur për faktin se Shqipëria dhe Kosova janë shtetet me imazhin më të qartë euroatlantik në Ballkan.
Gjithmonë bashkë!

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalohen gjashtë persona në Shtip, kapen me lëndë narkotike
Next Article Toshkovski: Gëzuar 11 Tetori- lufta dhe sakrifica e heronjve e hapën rrugën drejt lirisë të cilën e gëzojmë sot

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?