Shkup, 8 maj – Sot, në Kuvend u mbajt takimi me z. Pol Brejtvejt, udhëheqës rajonal për Evropën – nga Partneriteti për Qeverisje të Hapur (PQH), znj. Sandra Pernar, koordinatore e lartë rajonale për Evropën nga PQH-ja dhe z. Metju Tramonti, nëpunës kërkimor – Mekanizmi i Pavarur i Raportimit, Gordana Gapiq Dimitrovska, koordinatore kombëtare për PQH – Ministria e Administratës Publike, z. Boban Stojanoski – zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit dhe Zllatko Atanasov – udhëheqës i Institutit Parlamentar, lidhur me zbatimin e procesit të PQH-së në vend dhe Planin e Veprimit të Kuvendit drejt Partneritetit për Qeverisje të Hapur https://www.sobranie.mk/akciski-plan-pov.nspx .
Në takim u theksua rëndësia e transparencës dhe disponueshmërisë së institucioneve, si dhe u vlerësua pozitivisht vazhdimësia dhe përpjekjet e shtetit në zbatimin e planit kombëtar.
Kuvendi mbetet i përkushtuar ndaj angazhimeve të ndërmarra në Planin e Veprimit, të cilat
nënkuptojnë:
· Hartimin e regjistrit elektronik të organeve rregullatore dhe emërimeve të tjera nga Kuvendi, publik, i arritshëm dhe i kërkueshëm për përdorim dhe informim të qytetarëve, organizatave civile, institucioneve akademike, etj;
· Informimin e publikut me përmbajtje të reja në kanalin televiziv parlamentar, i cili do t’i ofrojë publikut informacione më të mira dhe më të gjera rreth pushtetit legjislativ;
· Parlamenti, brenda kompetencës së tij mbikëqyrëse, duhet të zbatojë debat mbikëqyrës mbi zbatimin e Planit Kombëtar të Shtetit drejt Partneritetit për Qeverisje të Hapur;
· Zbatimin e Karvanit Parlamentar në komunat ku zgjidhen deputetët, me qëllim të mundësimit të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. Partneriteti për Qeverisje të Hapur ofron model për planifikimin e masave dhe angazhimeve
nga institucionet për reforma, në dy plane veprimi vjetore, së bashku me qytetarët dhe organizatat në shoqëri, me mekanizëm të jashtëm për ndjekjen e zbatimit të aktiviteteve të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.
