Shkup, 21 nëntor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim Xhastin Koulsonin, përfaqësuese e Fondit për Popullsinë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për Bosnjë e Hercegovinë, drejtoreshë për Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Në takim janë shkëmbyer mendime dhe informacione për aktivitetet e përgjithshme të agjencisë dhe bashkëpunimin me shtetin tonë, bëri të ditur kabineti i presidentes.
Siljanovska Davkova, duke shprehur falënderim për partneritetin shumëvjeçar, vlerësoi se përpjekjet e UNFPA-së për përparimin e shëndetit riprodhues, barazisë gjinore dhe angazhimit të të rinjve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut kanë lënë përfitime të prekshme për grupet e cenueshme dhe i përshëndeti projektet dhe iniciativat e realizuara deri më tani në bashkëpunim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Presidentja theksoi përkushtimin e saj për të mbështetur punën e rëndësishme të UNFPA-së dhe shprehu pritshmërinë e saj për forcimin e partneritetit në vitet në vijim”, thuhet në kumtesën e kabinetit të saj.
