By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takimi me Albin Kurtin – “Escobar vjen me kërkesa strikte për Kosovën”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takimi me Albin Kurtin – “Escobar vjen me kërkesa strikte për Kosovën”
Maqedoni

Takimi me Albin Kurtin – “Escobar vjen me kërkesa strikte për Kosovën”

admin
Last updated: 12/03/2024 12:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Njohësi i marrëdhënive ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë se ardhja e të derguarit amerikan, Gabriel Escobar në Kosovë do të jetë me kërkesa shumë strikte.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se do të kërkohet implementimi i marrëveshjes franko-gjermane.

“Kërkesa e ShBA-ve do të jetë shume strikte, pra në afate kohore dhe në tema specifike që i bie që Qeveria amerikane do të kërkojë implementimin e marrëveshjes franko-gjermane apo aneksin e Ohrit”, tha Arifi.

“Me këtë vizitë do t’i ngushtohet shumë hapësira manovruese Qeverisë së Kosovës, kuptohet nëse do të jetë në një vijë me Qeverinë amerikane”, shtoi ai.

Edhe, anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina ka folur rreth vizitës së të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kosovë.

Pantina thekson se, në këtë takim do të flitet për probleme të panevojshme, ashtu siç është puna e dinarit.

Sipas Pantinës, fokusi duhet të ishte tek zgjidhja përfundimtare.

“Besoj se edhe kjo vizitë është pjesë e një procesi të stërzgjatur të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për një zgjidhje përfundimtare. Për fat të keq, në vend që i gjithë fokusi të ishte tek zgjidhja përfundimtare, tani duhet të flitet për probleme tjera, krejtësisht të panevojshme, siç është puna e dinarit”, tha Pantina.

Pantina tha se mungesa e dijes së qeveritarëve aktual po e mbanë Kosovën nën kthetrat e dialogut me Serbinë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Sikur marrëveshja përfundimtare të arrihej para 10 vitesh, ne sot nuk do flisnim për Serbinë, por për presioni mbi Qeverinë do ishte për projekte të mëdha që nxisin zhvillimin ekonomik, arsim e shëndetësi. Mungesa e dijes dhe kreativitetit të qeveritarëve, po e mban Kosovën dhe qytetarët e saj në kthetrat e dialogut me Serbinë”, tha Pantina.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ministrja Gërvalla në vizitë pune në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel
Next Article Kaq ujë duhet të pini nëse dëshironi të dobësoheni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?