By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Talat Xhaferi: Adnan Azizi, të kërkojë falje për shpifjet ndaj meje dhe familjes time
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Talat Xhaferi: Adnan Azizi, të kërkojë falje për shpifjet ndaj meje dhe familjes time
Maqedoni

Talat Xhaferi: Adnan Azizi, të kërkojë falje për shpifjet ndaj meje dhe familjes time

admin
Last updated: 18/01/2025 17:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 janar – Deputeti i Frontit Evropian, Talat Xhaferi, ka reaguar ndaj akuzave të bera nga deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, i cili mbrëmë nga një tubim në Dibër tha se famlijarët e Ahmetit, Xhaferit e Grubit jetojnë në luks.

Xhaferi, i quan shpifje të pabaza dhe tendencioze akuzat Azizit, të cilin e fton të kërkojë falje për deklaratat rreth pasurisë së familjes së tij.

Reagimin e plotë të Talat Xhaferit, mund ta lexoni më poshtē

REAGIM

Ndaj paraqitjes publike të deputetit nga radhët e VLEN-it (BESA) Adnan Azizi, i cili në paraqitjen e tij publike në fjalimin e tij me rastin e zgjedhjes së struktutave partiake në Dibër, fjalim ky i publikuar me video dhe audio në mediumin tuaj, zotërija në fjalë adreson shpifje dhe të pavërteta ndaj personalitetit tim dhe familjes time ku mesin e tjerave thekson: citoj ,, Familjarët e Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Artan Grubit jetojnë ne luks marramendës me prona, kanë nga 7-8 vetura nga 100.000 euro, mos flasim për banesa që i kanë në Shkup, Tetovë, Durrës, Gjirin e Lalëzit, Ulqin, dhe shumë kompani biznesi që janë mundu ti humbin gjurmët dhe i kanë themeluar në Evropë …”

Këto shpifje të adresuara ndaj meje dhe të shpërndara në publikun e gjerë i hudhi si të pavërteta dhe tendencioze të cilat kanë për qëllim prishjen e imazhit tim dhe të familjes time.

Çdo gjë që posedojë dhe kam në pronësi unë dhe familja ime janë të qasëshme për publikun e gjerë përkatësisht janë të deklaruara në listën anketuese pranë Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe të njejtat jo vetëm publiku por edhe institucionet përkatëse mund t’i verifikojnë.

Kërkojë që ky reagim të publikohet në mediumin tuaj si kundërpërgjigje e shpifjeve të ulëta, të pabaza dhe tendencioze nga personi Adnan Azizi.

Ndërsa sa i përket të apostrofuarit nga i njejti për shpifjet e plasuara do të kërkojë që në afat të përcaktuar ligjor të më kërkojë falje publike mua dhe familjes time, në të kundërtën do të detytohem të ndjekë rrugën ligjore pranë institucioneve kompetente- Gjykatave, për mbrojtjen e dinjitetit tim personal dhe të familjes.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Me respekt!
Talat Xhaferi

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Azizi: Familjarët e Ahmetit, Xhaferit e Grubit jetojnë në luks
Next Article ASh e Selës i bën thirrje Antikorrupsionit që të hetojë: Kush i mbulon shpenzimet e funksionarëve që marrin pjesë në inaugurimin e Trumpit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?