By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Ditët e zisë përfundojnë por dhimbja mbetet e thellë, të përkushtuar për çdo jetë që vazhdon të luftojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Ditët e zisë përfundojnë por dhimbja mbetet e thellë, të përkushtuar për çdo jetë që vazhdon të luftojë
Maqedoni

Taravari: Ditët e zisë përfundojnë por dhimbja mbetet e thellë, të përkushtuar për çdo jetë që vazhdon të luftojë

admin
Last updated: 23/03/2025 17:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 mars – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, theksoi se edhe përkundër përfundimit të ditëve të zisë shtetërore pas rastit tragjik në Koçan, dhimbja për humbjet mbetet e thellë.

“Edhe pse ditët zyrtare të zisë shtetërore përfundojnë sot, dhimbja mbetet e qetë, e thellë dhe personale. Por me të, shqetësimi mbetet,” ka shkruar Taravari në një postim në Facebook.

Ai ka nënvizuar se tragjedia e fundit ka vënë në sprovë të rëndë jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet dhe sistemin shëndetësor të vendit. Sidoqoftë, ai ka vlerësuar reagimin e shpejtë të ekipeve mjekësore, duke siguruar se gjendja e pacientëve të trajtuar në spitalet e Maqedonisë është stabile.

“Mbetemi në koordinim të vazhdueshëm me klinikat në shtetet fqinje dhe mike, ku po trajtohen disa nga të lënduarit më rëndë. Ne e presim me padurim ditën kur të mundemi, me krenari dhe lehtësim të madh, të njoftojmë se ata po kthehen në shtëpi, një nga një,” ka shtuar ai.

Taravari ka shprehur falënderime për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë situatë të vështirë, duke përfshirë qytetarët brenda dhe jashtë vendit, institucionet, organizatat dhe punonjësit e shëndetësisë.

“Ne do të vazhdojmë të jemi aty ku duhet më shumë, pranë pacientëve, me gjithë dijen, vëmendjen dhe përgjegjësinë që meritojnë,” ka përfunduar Taravari.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article A djeg vërtet dhjamin dhe lehtëson dhimbjet e kokës kafeja me limon?
Next Article Nikolloski: Maqedonia ka nevojë për inspektorë për të mbuluar gjithë territorin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?