By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Fitorja më 8 maj është punë e kryer, vala e ndryshimit nuk ndalet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Fitorja më 8 maj është punë e kryer, vala e ndryshimit nuk ndalet
MaqedoniTOP LAJM

Taravari: Fitorja më 8 maj është punë e kryer, vala e ndryshimit nuk ndalet

admin
Last updated: 19/03/2024 23:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 mars – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari në emisionit “Intervistë për Televizionin News u shpreh se koalicioni VLEN do t’i fitojë zgjedhjet, dhe këtë e vërtetojnë të gjitha anketat.

Sipas Taravarit, BDI-ja gjithmonë ka propaganduar me relativizim duke thënë se të gjithë partitë politike janë njëlloj, por kjo, siç thotë Taravari, nuk është e vërtetë sepse dallojnë.

“Ne duhet t’i sqarojmë opinionit se kemi dallime. Dallimi i parë është se shqiptarët kanë nevojë për ndryshim. Çdo popull, sikur çdo popull dhe vend tjetër. Edhe sikur të ishte çdo gjë mirë, 22 vite janë shumë”, tha Taravari.

Taravari theksoi se pas 8 majit, VLEN do ta jetë në Qeverinë e ardhshme, ndërsa Qeverisja do të jetë periudhë testimi që do të ndikojë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

“Shpesh kam folur për fitoren më 8 maj. Këtë fitore as që e konsideroj për shkak se konsideroj si punë e kryer sepse ka një valë ndryshimi që nuk ndalet. Ne duhet të koncentrohemi edhe në vitin 2025. Sepse ne kemi qeverisje 1 vjeçare në qeverinë që do ta formojmë më 8 maj, deri në tetor të vitit 2025 janë zgjedhjet lokale. Nëse nuk bëjmë qeverisje të mirë, nuk demonstrojmë qeverisje të mirë, nuk i tregojmë qytetarit se ne e kemi me gjithë mend, qeverisim shumë më ndryshe dhe shumë më mirë, atëherë në tetor të vitit 2025 qytetari mund të zhgënjehet dhe të na dënon me votë dhe aty do të jetë testi ynë i parë si qeveri e re”, u shpreh kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Në lidhje mbi rezultatin e mundshëm në zgjedhjet parlamentare, Taravari theksoi se koalicioni VLEN qëndron mirë, por dominon në njësinë zgjedhore numër gjashtë.

“Në të gjitha zonat qëndrojmë mirë, shumë mirë, por gjashta është zona ku VLEN-i do të bënë rezultat marramendës dhe diferencën shumë të madhe. Por edhe në zonat tjera mendoj se qëndrojmë shumë mirë jemi në epërsi, vetëm zona numër pesë ku jemi tu punuar me një plan special për ta konsolidu dhe besoj se edhe atje do të jetë një befasi shumë pozitive për VLEN-in”, u shpreh Taravari.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bolivia sekuestron 7.2 ton kokainë me vlerë 450 milionë dollarë, sasia e dytë më e madhe e kapur në vend
Next Article Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të tretat në botë në kërkesat për azil në raport me popullsinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?