By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari intervistë për Zhurnal: Në Maqedoni ende ka shumë korrupsion, kjo nuk na lejoi të përfitojmë sa duhet nga aderimi në NATO
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari intervistë për Zhurnal: Në Maqedoni ende ka shumë korrupsion, kjo nuk na lejoi të përfitojmë sa duhet nga aderimi në NATO
MaqedoniNATOTOP LAJM

Taravari intervistë për Zhurnal: Në Maqedoni ende ka shumë korrupsion, kjo nuk na lejoi të përfitojmë sa duhet nga aderimi në NATO

admin
Last updated: 27/12/2023 15:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 dhjetor – Në vazhdën e realizimit të projektit “Mos besoni ë dezinformata, ne jemi NATO”, Agjenia e Lajmeve Zhurnal ka zhvilluar intervistë me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Në këtë intervistë Taravari thekson rëndësinë e paçmueshme që ka për vendin tonë anëtarësimi në NATO, duke krijuar stabilitetin më së të nevojshëm në këtë pjesë fragjile të Evropës. Megjithatë kryetari i ASH-së shprehet edhe mjaft kritik, duke vlerësuar se për shkak të korrupsionit të lartë vendi nuk ka arritur të përfitojë maksimalisht nga anëtarësimi në NATO.

“Shteti ynë është në zhvillim e sipër, dhe me këtë dua të them se kemi ende shumë punë për t’u pjekur, për t’u bërë një shtet me qëndrueshmëri sociale. Në fjalë të tjera kjo përkthehet se ka ende shumë korrupsion i cili kërkon kohën e tij për t’u zhdukur. Një nga pasojat më të errëta të korupsionit është bllokimi i hallkave që forcojnë shtyllat e shtetit, kështu edhe në rastin e anëtarsimit në NATO ishte niveli amatoreks dhe koruptiv i një sistemi që le për të dëshiruar e që bëri vendim të mos përfitonte maksimalisht nga aderimi në këtë traktat të rëndësishëm botëror”, thekson Taravari.

ASH është pjesë e shumicës qeveritare, kurse kryetari i saj taravari në intevistën për Zhurnal premton se nëse mbetet kështu edhe pas zgjedhjeve, nga dita e parë do të punojë për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit me NATO-n.

“Maqedonia është një vend me stabilitet tepër të brishtë politik. Në këtë kontekst providenca është thuajse e pamundur por sidoqoftë një gjë e di dhe ajo është fakti se ne do të punonim prej ditës së parë dhe çdo ditë tjetër me të njëjtin intesitet për të bërë më të mirën për njerëzit”, shprehet Taravari për të shtuar:

“Partia e ASH-së është e njohur për qëndrimin e saj pro-amerikan dhe pro-evropian. Personalisht kam ndërtuar një sistem konsultimi me disa ambasada ku kryeson ajo amerikane dhe të ndajë me ta mendime është një përvojë e madhe dhe frytdhënëse”.

“Besoj se kontributi ynë ka ndodhur krejt natyrshëm por ka qënë po ashtu i madh dhe i rëndësishëm sepse ka shprehur me fanatizëm atë që është konkluduar nga bisedat me shtetet e tjerë miq”, vlerëson Taravari.

Apeli i tij është që Bashkimi Evropian të rrumbullakësojë atë që e ka filluar NATO dhe të pranojë në anëtarësi vendet e rajonit.

“Ky është një moment i veçantë për botën dhe Ballkanin.

Ajo që po ndodh në Ukrainë është një sinjal i qartë se duhet kujdes tashmë pēr çdo lëvizje, pavarsisht që mendoj se Evropës i ka ardhur koha të ndryshojë të gjithëve strategjitë e saj dhe të pranojë Ballkanin pranë zyrave të saj ekonomike”, nënvizon kryetari i ASH-së në intervistën për Zhurnal./Zhurnal

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Intervistë me nënkryetarin e Kuvendit, Goran Misovski: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut tashmë po vepron në një rrafsh me Kuvendet e vendeve aleate në NATO
Next Article Bilall Kasami flet për Zhurnal: Besa ka dhënë kontribut në përmirësimin e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?