By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Ka interes për kthimin e mjekëve nga shëndetësia private në atë publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Ka interes për kthimin e mjekëve nga shëndetësia private në atë publike
Maqedoni

Taravari: Ka interes për kthimin e mjekëve nga shëndetësia private në atë publike

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 16:18
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 nëntor – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në kuadër të platformës në Qeveri “100% të përkushtuar për ty”, në përgjigje të një pyetjeje theksoi se tashmë ka interes nga mjekët që punojnë në klinikat private të kthehen në institucionet publike.

“Më parë ka pasur ndalesë për kalimin e mjekëve nga shëndetësia private në atë publike, por menjëherë pas emërimit tim, me sugjerim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria mori vendim për heqjen e këtij ndalimi. Përgatitja e udhëzimeve për mënyrën e transferimit nga klinikat private në ato publike është në proces. Kjo masë është fokusuar konkretisht tek specialistët si: farmacistët, stomatologët, anesteziologët, radiologët, por vetëm nëse drejtori i klinikës na thotë se ka nevojë për ata personel”, informoi ministri Taravari, i cili shtoi se qëllimi është që të e bëjnë këtë praktikë që do të zbatohet edhe në periudhën e ardhshme.

E pyetur për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria për parandalimin e kancerit të gjirit, Taravari theksoi se pikërisht për të shënuar muajin tetor si muaj kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit, u lansua fushatë kombëtare me moton “Karvani i Tetorit Rozë – Parandalimi është mbrojtja më e mirë”, e cila zhvillohet në kuadër të Programit të ministrisë për skrining dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Në kuadër të fushatës janë mbajtur disa forume publike dhe sesione edukative në mbarë vendin, me ekspertë të mirë të kësaj fushe. Tribuna qendrore u mbajt të shtunën e kaluar në Shkup, në City Mall, si panel diskutim, ku anëtarët e Komisionit Kombëtar për Skrining të Kancerit të Gjirit mbajtën ligjëratë edukative”, tha Ministri.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xherdan Shaqiri dhe Mirlind Kryeziu pjesë e formacionit të javës në Superligën e Zvicrës
Next Article Presidentja Osmani pret në takim zëvendëskryeministrin e Luksemburgut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?