By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Kurti më ka inkurajuar që të kandidoj për president
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Kurti më ka inkurajuar që të kandidoj për president
Maqedoni

Taravari: Kurti më ka inkurajuar që të kandidoj për president

admin
Last updated: 05/03/2024 22:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 mars – Kandidati nga Opozita e Bashkuar Shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka treguar përse vendosi që t’i hyjë garës presidenciale.

Taravari tha se në një takim joformal me anëtarë të partisë Aleanca për Shqiptarët ishte deklaruar kategorikisht kundër kandidimit për president të shtetit, por anketat ia ndryshuan mendimin.

“Në zyrën time në Komunën e Gostivarit kemi pasur një takim joformal. Aty ka qenë edhe Ziadin Sela dhe ministri i Drejtësisë. Aty është thënë që është mirë të kandidohet ose Ziadini ose Arbeni. Unë kam qenë kategorik se nuk jam i interesuar për të kandiduar për president. Këtë bindje e kam pasur për një kohë. Anketat të cilat i shihja dhe inkurajimi që e merrja, ma ndryshuan mendimin. Në anketa dalin numra shumë të mirë dhe shumë shpresëdhënës se mund të shkohet në raund të dytë”, tha Taravari në Rubikon të Klan Kosovës.

I pyetur nga gazetari Kelmendi nëse kryeministri Kurti ka ndikuar në vendimin e tij për të garuar për president, Taravari tha se Kurti e ka inkurajuar që ta bëjë një gjë të tillë.

“Ka pasur inkurajim edhe prej kryeministrit Kurti. Atë e kemi biseduar njëherë ose dy me Kurtin, ka pasur inkurajim, Kurti ka menduar se Arben Taravari mund të jetë një figurë e cila mund t’i unifikojë të gjitha partitë shqiptare dhe të jetë kandidat i vetëm”, u shpreh ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Taravari tha se kryeministri Kurti dhe kryeministri Rama vazhdimisht janë munduar t’i lehtësojnë proceset në Maqedoni të Veriut dhe se me të dy ka raporte korrekte.

“Në vitin 2020, në zgjedhjet parlamentare, Kurti na ka ndihmuar, gati se në çdo tubim të Aleancës ka pasur eksponentë të Vetëvendosjes, kemi relacione korrekte me Kurtin kur kemi qenë edhe ne edhe ai në opozitë. Absolutisht na ka përkrahur, jo vetëm tash, por në vazhdimësi ka pasur përkrahje. Kemi raporte shumë korrekte edhe me Ramën. Për ne, të dy institucionet, kryeministra shqiptarë edhe i Kosovës dhe i Shqipërisë, janë personalitete që gëzojnë autoritet dhe kanë impakt në Maqedoni”, tha Arben Taravari.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Anketa e IPIS/ BDI në avantazh tek zona e II dhe VI-të
Next Article Granit Osmani nga Kumanova i bashkangjitet Izet Mexhitit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?