By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari në shoqërim të zëvendësministrave grekë për punë të brendshme dhe të jashtme do t’i vizitojnë të lënduarit në Selanik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari në shoqërim të zëvendësministrave grekë për punë të brendshme dhe të jashtme do t’i vizitojnë të lënduarit në Selanik
Maqedoni

Taravari në shoqërim të zëvendësministrave grekë për punë të brendshme dhe të jashtme do t’i vizitojnë të lënduarit në Selanik

D. V.
Last updated: 18/03/2025 09:00
By D. V. 2 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 18 mars – Të lënduarit në zjarrin në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në dy spitale të Selanikut, sot në mëngjes do t’i vizitojë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa do ta shoqërojnë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë Kostas Julekas kompetent për zonat Maqedonia dhe Trakia dhe zëvendësshefi i diplomacisë greke Tasos Haxivasiliu, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministri Julekas duke folur në mëngjes për televizionin grek “Open” tha se bashkë me Taravarin do t’i vizitojnë të lënduarit me djegie të cilët po mjekohen në spitalin Papanikollau dhe në spitalin ushtarak 424 në Selanik dhe “bashkë me ministrin e Shëndetësisë do të jetë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Haxivasiliu.

“Në çdo rast jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spitalore dhe mjekët që po monitorojnë të lënduarit për gjendjen e të plagosurve. Ky është një rast tragjik, një aksident tragjik, një tragjedi kombëtare dhe për fat të keq këta njerëz janë në një situatë të vështirë. Që në momentin e parë Greqia hapi dyert e saj, dyert e spitaleve të saj, siç është rasti me Turqinë dhe vendet e tjera fqinje, për t’i ofruar të gjithë ndihmën e mundshme këtyre njerëzve të cilët në këtë moment të vështirë të jetës po bëjnë një betejë të vështirë”, tha Julekas.

Siç njoftoi dje MIA, ministri i Shëndetësisë Taravari paralajmëroi se do t’i vizitojë pacientët të cilët gjenden në spitalet në Selanik dhe Sofje.

Në spitalin Papanikollau në Selanik janë hospitalizuar tre persona, ndërsa në spitalin ushtarak të Selanikut 424 dy të tjerë të lënduar, të gjithë me djegie të rënda.

Mbrëmë vonë, siç njoftoi MIA, me aeroplan C-130 të aviacionit ushtarak grek nga Shkupi në Athinë ishin dërguar tre të lënduar në zjarrin në Koçan dhe janë hospitalizuar në spitalin ushtarak të Athinës 401 në Departamentin për të lënduar me djegie.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në Bullgari sot është Ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave në Koçan
Next Article Vranët dhe ftohtë, vende-vende riga shiu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?