By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Taravari një qiri që u dogj për t’i bërë dritë BDI-së”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > “Taravari një qiri që u dogj për t’i bërë dritë BDI-së”
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

“Taravari një qiri që u dogj për t’i bërë dritë BDI-së”

admin
Last updated: 21/05/2025 11:05
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 maj – Arben Taravari nga një politikan që ktheu shpresën e shqiptarëve dhe ndihmoi relizimin e rotacionit politik që nuk kishte ndodhë me dekada u shndërrua në një qiri që po e djeg veten vetëm që ta shndërrisë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Megjithatë, nuk duhet të paragjykojmë derisa nuk i dimë rrethanat prej brenda pasi mund të Taravari t’i ketë ndonjë borxh të madh integristëve prandaj edhe i bënë këto veprime. Bashkëpartiaku i tij, krahu i djathtë, Arben Fetai, e tha troç në një paraqitje televizive që Taravari me veprimin e tij po tenton ta rikthejë BDI-në në pushtet. Sot, i njëjti Taravar, që i dha oksigjenin opozitës shqiptare, po perceptohet nga një pjesë e gjerë e opinionit si një “qiri” që po digjet jo për të ndriçuar rrugën e qytetarëve, por për t’i bërë dritë Ali Ahmetit dhe BDI-së, një subjekt që për më shumë se dy dekada sundoi me arrogancë dhe premtime të pambajtura, shkruan Zhurnal.

Taravari digjet Ahmeti shkundet –

Arben Taravari ishte simboli i një fryme të re politike, një emër që shumë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e shihnin si shpresë për ndryshim. Në një skenë të lodhur nga retorikat boshe dhe marrëveshjet në prapaskenë, Taravari u perceptua si një figurë e freskët, e pastër, që mund të sillte rotacionin e shumëpritur politik. Dhe për një moment, duket se ia doli. Por vetëm për një moment. Sot, i njëjti Taravar, që i dha oksigjenin opozitës shqiptare, po perceptohet nga një pjesë e gjerë e opinionit si një “qiri” që po digjet jo për të ndriçuar rrugën e qytetarëve, por për t’i bërë dritë Ali Ahmetit dhe BDI-së, një subjekt që për më shumë se dy dekada sundoi me arrogancë dhe premtime të pambajtura.

Kthesa e befasishme politike e Taravarit, lëkundja e vijës opozitare në momentin më kritik, bashkë me zërat se ai po i hap rrugë rikthimit të BDI-së në pushtet, është goditje për të gjithë ata që besuan në rotacionin e vërtetë. Nuk ka asgjë më të rëndë për një elektorat të zhgënjyer se sa të tradhtohet nga vetë ai që e ringjalli shpresën.

Deklaratat e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, si Arben Fetai, i cili troç e tha se Taravari po punon në funksion të BDI-së, nuk lënë shumë vend për dyshime. Kjo nuk është më thjesht çështje interpretime politike. Është një devijim i hapur nga kauza që vetë Taravari promovoi. Nëse kjo është një lëvizje e qëllimshme, atëherë duhet të themi se ajo është politike, por jo e mençur. Nëse është e detyruar, atëherë është tragjike. Sepse çfarëdo qoftë justifikimi – kalkulim politik, presion personal apo borxh ndaj strukturave të vjetra – rezultati është i njëjtë: dëshpërimi i shqiptarëve që besuan se më në fund ishte gjetur dikush që nuk i bënte llogaritë për interesa personale.

Natyrisht, në politikë, asgjë nuk është përfundimtare. Taravari ende ka mundësi të qartësojë qëndrimin e tij, të rikthehet te parimet që e bënë të besueshëm dhe të dëshmojë se nuk është thjesht një instrument i radhës në lojërat e vjetra të pushtetit.

Por koha nuk pret. Dhe opinioni publik nuk është më naiv. Për herë të parë pas shumë vitesh, shqiptarët kishin filluar të besonin se ndërrimi i gjeneratave politike është i mundur, se një opozitë e fortë dhe me integritet mund të zëvendësojë një kastë që është konsumuar dhe komprometuar. Nëse edhe kjo dritë shuhet, atëherë humbja nuk do të jetë vetëm e Taravarit, por e të gjithëve.

Sot, pyetja nuk është më “çfarë do të bëjë Taravari?”, por “kujt i shërben ai në realitet?”. Nëse zgjedh të digjet për të ndriçuar Ahmetin, atëherë e gjithë karriera e tij politike do të mbetet një ironi e dhimbshme për shqiptarët që kërkonin ndryshim. Por nëse ai zgjedh të rikthehet te rruga që nisi, me qartësi dhe dinjitet, atëherë ndoshta nuk është vonë për të ruajtur atë që i ka mbetur nga besimi publik. Historia nuk i fal të ndrojturit dhe as ata që lëkunden mes dy karrigeve. Taravari ka ende kohë të zgjedhë: të digjet për dritën e tjetrit, apo të qëndrojë si flakë e vetëdijshme në shërbim të popullit të vet. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bastisje në pesë lokacione në Shkup në aksionin kundër anëtarëve të grupit “Bellanoca-Baron”
Next Article Drejtoria e doganave: Konfiskohen produkte të duhanit, pjesë automjetesh, barna veterinare, deviza, veshmbathje, produkte për efekte skenike…

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?