By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Nuk e di pse disa bashkëpartiakë të ASH-së me çdo kusht duan koalicion me BDI
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Nuk e di pse disa bashkëpartiakë të ASH-së me çdo kusht duan koalicion me BDI
MaqedoniTOP LAJM

Taravari: Nuk e di pse disa bashkëpartiakë të ASH-së me çdo kusht duan koalicion me BDI

admin
Last updated: 05/02/2024 21:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka mbajtur sot në mbrëmje një tubim nga qyteti i tij i Gostivarit, ku gjatë ditës së sotme ka pasur edhe kërcënime me jetë ndaj tij, tha se nuk e kupton pse disa funksionarë të Aleancës për Shqiptarët duan ta mbajnë BDI-në me çdo kusht në pushtet.

“Si kryetar partie që jam, kam të drejtën të shpreh mendimin tim, ta them atë që është më mirë për shqiptarët, për ta kthyer kredibilitetin e partisë. Por gjeta një nervozizëm te disa anëtarë të partisë, që janë edhe funksionarë, nuk e di pse janë ofruar me BDI-në dhe duan me çdo kusht ta mbajnë BDI-në në pushtet”, tha Taravari.

Ai shtoi se tani më shumë se kurrë ai është i bindur për rrugën që kanë zgjedhur, atë të bashkimit me opozitën shqiptare. Sipas tij, këtë ai e ka konstatuar në takim me të gjitha degët e partisë, duke folur në mbledhjen e Kryesisë së ASH-së para një muaji, por mbi të gjitha edhe me qytetarët që duan ndryshimin.

“Unë e dija se zëri i popullit është për bashkëpunim me opozitën, duke folur me kryetarët e degëve, duke folur në mbledhjen e Kryesisë para një muaji, por tash kur e shoh përkrahjen e popullatës, jam i sigurtë se ne duhet ta vazhdojmë këtë rrugë dhe sa më shpejtë ta sjellim ndryshimin te shqiptarët. E di se tani do të ketë mënyra që të më deskrititojnë si njeri, por gëzohem se popullin e kam me vete. Më së shumti që iu duhet tani shqiptarëve, është të sjelim ndryshime te ata dhe besoj se më 8 maj do të festojmë së bashku. 70 për qind të kuvendarëve janë përgjigjur pozitivisht kërkesës time për bashkëpunim me opozitën”, deklaroi Taravari.

#Taravari bashkë me #shokë: Nuk e di pse disa bashkëpartiak të #ASH-së me çdo kusht duan #koalicion me #BDI-në

#Taravari bashkë me #shokë: Nuk e di pse disa bashkëpartiak të #ASH-së me çdo kusht duan #koalicion me #BDI-në

Posted by TV21 Videos on Monday, February 5, 2024

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mitreski: Zgjedhjet presidenciale do t’i shpall më 14 shkurt, të njëjtën ditë planifikoj edhe ato parlamentare
Next Article Ilire Dauti: Nuk gjetëm bashkëpunëtor korrekt – ASH e vetme në zgjedhje!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?