By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Nuk ka lëshim mjekësor për vdekjen e binjakëve në Spitalin e Prilepit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Nuk ka lëshim mjekësor për vdekjen e binjakëve në Spitalin e Prilepit
Maqedoni

Taravari: Nuk ka lëshim mjekësor për vdekjen e binjakëve në Spitalin e Prilepit

admin
Last updated: 20/02/2025 14:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot deklaroi se nuk ka lëshim mjekësor për vdekjen e binjakëve në Spitalin e Prilepit në janar të këtij viti.

“Nuk ka gabim profesional, po të kishte, menjëherë do të ishit njoftuar dhe do të ndërmerreshin hapa për masa disiplinore. Megjithatë edhe ISHSSH edhe komisioni profesional që ishte nga Ministria e Shëndetësisë, konstatuan se nuk ka lëshim mjekësor”, tha Taravari pas vizitës në spitalin e Prilepit.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor më 22 janar kumtoi se do të japë vendim me urdhër për zbatim të procedurës për konstatimin e përgjegjësisë disiplinore tek punonjësit shëdnetësorë të cilët morën pjesë në mjekimin dhe lëshimin nga spitali të foshnjave binjake të cilat ndërruan jetë më 16 janar, qëndron në shkresën e Inspektoratit i cili pas rastit kreu mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në spitalin e prilepit, konkretisht në Repartin e gjinekologjisë-obstetrikës dhe në Repartin e neonatologjisë në rastin me foshnjat e vdekura.

Inspektorët konstatuan se kur më 10 janar, nëna me nënshkrim, me kërkesë të vet u largua nga spitali me foshnjat e lindura para kohe, më 30 dhjetor, dhe me peshë të vogël, spitali nuk e ka njoftuar Qendrën për punë sociale.

“Lidhur me shkresën nga institucioni, nga ana e mjekëve nga reparti i neonatologjisë është marrë informatë se nëna ka insistuar për lëshim të foshnjave edhe përkundër përpjekjeve të tyre për ta bindur se duhet të qëndrojnë në institucion. Edhe përkundër asaj foshnjat me kërkesë të nënës dhe me nënshkrimine  saj, janë lëshaur nga institucioni me rekomandimin për gjidhënie, vitamin D3 dhe kontroll tek pediatri për shkak të peshës së tyre. Nga ana e institucionit, lidhur me lëshimin para kohe të foshnjave, nuk është parashtruar njoftim drejt Qendrës kompetente për punë sociale”, thuhet në raportin e ISHSSH-së të 22 janarit.

Foshnjat binjake lindën më 30 dhjetor para kohe, në javën e 34-të të gestacionit me peshë të vogël, nën 2 kilogramë. Me vullnetin dhe nënshkrimin e saj, nëna, më 10 janar është larguar drejt shtëpisë me foshnjat. Më 16 janar gjatë një gjendje të rëndë shëndetësore të foshnjave, familja nga shtëpia e vet në fshatin Sllavej e ka thirrë Ndihmën e shpejtë. Ishte konstatuar vdekja e foshnjës mashkull, ndërsa foshnja femër kishte vdekur në spitalin e Prilepit.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article BDI: Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair ka detyruar punonjësit të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit
Next Article Bislimovski: Faji për faturat e larta të energjisë elektrike është te EVN

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?