Shkup, 2 nëntor – Dhuna në familje është një nga dukuritë më negative të shoqërisë që deformon edhe konceptin e shoqërisë. Përderisa, shoqëria funksionin si rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të grupeve të ndryshme. Por, në rast se brenda një familje nuk gjendet dot mirëkuptim për funksionim normal, kjo është cenim i shoqërisë. Rastet e dhunës në familje sa shkojnë e rritet, nëse një kohë ka qenë normale që denoncuese apo viktima të dhunës në familje të jenë vetëm gratë tani ka ndryshuar kjo gjë, sepse shpesh herë ankohen edhe burrat për dhunë në familje, shkruan Zhurnal.
Konferencë kundër dhunës në familje –
Në organizim të Organizatës humanitare gjermane Arbeiter-Samariter-Bund (ASB) dhe Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup do të mbahet Konferencë rajonale në kuadër të projektit “Të bashkuar kundër dhunës në familje në Ballkanin Perëndimor – Bashkëpunimi rajonal dhe mbështetje për strehimoret për viktimat e dhunës në familje”.
Projekti është i financuar nga Qeveria gjermane dhe zbatuar nga ASB-ja dhe autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare nga 11 komuna në Ballkanin Perëndimor.
Në konferencë është paralajmëruar fjalim i zëvendësministrit për Politikë dhe Punë Sociale, Gjoko Vellkovski, zëvendës ambasadorit të ambasadës gjermane në Maqedoninë e Veriut, Jan-Aleks Fos, si dhe ministri dhe këshilltarët dhe ministrat e Bosnje e Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë.
“Qëllimi primar i këtij takimi është të inkurajojë dialogun midis të gjitha palëve të interesuara, duke theksuar rëndësinë thelbësore të masave të mbrojtjes sociale. Është vërejtur se për herë të parë përfaqësues të strehimoreve për viktimat e dhunës në familje janë pjesë e një rrjeti të integruar për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës”, kumtoi organizatori.
Dhuna në familje me shifra alarmante në Maqedoninë e Veriut –
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka publikuar shifra alarmante të rasteve të dhunës në familje. Për 9 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 875 viktima të dhunës në familje, ku 678 prej tyre ishin gra. Në fushatën 16 ditë aktivizëm kundër dhunës në familje, ministri i Brendshëm tha se kjo është gjë pozitive ngaqë gratë çdo ditë e më shumë inkurajohen të raportojnë dhunën në familje.
Spasovski tha se deri para 5 vjetësh, vetëm 2% e grave që kanë përjetuar dhunë nga partneri, kanë denoncuar në polici incident serioz, duke potencuar se “dhuna në familje duhet të zgjidhet në familje”.
“Sa për ilustrim, në kontekst të përballjes së policisë me problemin e dhunës në familjes, duhet të potencohet se gjatë periudhës janar – shtator 2023 – në nivel të shtetit janë evidentuar 875 viktima të dhunës, prej të cilave 678 kanë femra, bashkëshorte, bashkëshorte jashtë martese, nëna, bija… Në këto tregues, për periudhën e njëjtë kohore duhet të shtohen edhe 295 viktima të dhunës gjatë konstatimit dhe sanksionimit të shkeljeve dhe 3.776 shkresa kundër anëtarëve të familjes, ku në 2.511 raste viktimat janë femra”, ka thënë Spasovski.
Ndryshe, raste të shpeshta ndodhin në Maqedoninë e Veriut që fëmijë të mitur të gjinisë femërore zhduken, humbin, kidnapohen. Kjo në fakt ndodhë pikërisht sepse ka terren dhe mundësi të lehtë për të ndodhur këto gjëra. Por, nëse krahasojmë situatën dhe gjendjen e grave në Kosovë në RMV numri i vrasjeve është më i ulët.
Gratë në shekullin 21 dhe në vitin 2023 kanë filluar betejën e ashpër “luftën” për mbijetesë nga meshkujt. Pra, ka meshkuj të cilët në mënyrë jo njerëzore u ndërpresin të drejtën dhe lirinë për të jetuar shumë grave. Kjo gjë në mënyrë të shpejt duhet të normalizohet sepse me këtë avaz edhe shumë jetë do të humbin.
Duhet të rritet siguria dhe liria për gratë, duhet të rriten dënimet dhe të ashpërsohen format e ndëshkimit të meshkujve jo njerëzorë që vrasin gra, dhuna në familje duhet të raportohet e ndaj saj të merren masa të menjëhershme për të evituar rastet me përfundime fatale. Me fjalë të tjera institucionet e sigurisë duhet të garantojnë vetëm siguri asgjë më pak e asgjë më shumë, në të kundërtën qenia njerëzore po e humbë kuptimin, në vend se të luftohet për të drejta të barabarta, përfaqësim të drejt dhe dinjitoz gjinor në politikë e institucione. Sot, gratë po bëjnë përpjekje për të mbijetuar. /Zhurnal.mk

