By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të enjten seanca e parë e KES, do të flitet edhe për rritjen e pagës minimale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të enjten seanca e parë e KES, do të flitet edhe për rritjen e pagës minimale
Maqedoni

Të enjten seanca e parë e KES, do të flitet edhe për rritjen e pagës minimale

admin
Last updated: 08/10/2024 13:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetpor  – Të enjten do të mbahet seanca e parë e Këshillit Ekonomiko-Social (KES) pas formimit të Qeverisë së re. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besir Durmishi deklaroi sot se me punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutohen të gjitha kërkesat, idetë, kritikat dhe propozimet e tyre, si dhe kërkesa për rritje të pagës minimale.

“Së bashku dhe në mënyrë transparente do të marrim vendime. Do t’i shohim edhe mundësitë e Qeverisë, por do t’i dëgjojmë edhe punëdhënësit dhe sindikatat dhe do të marrim vendim të përbashkët”, tha Durmishi në përgjigjen e pyetjes në konferencën për shtyp të Qeverisë.

Lidhur me kërkesën e sindikatave për rritje të pagës minimale në 450 euro në 100 ditët e para të Qeverisë, Durmishi theksoi se sipas ligjit, rritja e pagës minimale duhet të ndodh në mars të vitit të ardhshëm.

“Konform ligjit, në mars të vitit të ardhshëm është planifikuar të rritet paga minimale. Kjo metodologji është në përputhje me sindikatat dhe punëdhënësit nga qeveria e mëparshme. Nëse nuk janë të kënaqur me atë që kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar, mund të thonë në seancën e parë të KES të enjten se duhet ndryshuar metodologjia dhe të shohim mundësitë që i kemi”, tha Durmishi.

Nëse duhet të rritet më herët paga minimale, siç tha ai, Ligji për ngritjen e pagës minimale dhe metodologjia duhet të ndryshohet.

“Në metodologji ka dy arsye për rritjen e pagës minimale. E para është 50 për qind e rritjes së standardit të jetesës së qytetarëve nga një vit më parë dhe e dyta është 50 për qind e pagës mesatare neto të paguar nga një vit më parë. Domethënë, kjo metodologji duhet të ndryshohet, në mënyrë që të rrisim pagën minimale para marsit të vitit të ardhshëm”, saktëson Durmishi.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe nga Organizata e punëdhënësve më 1 tetor kur u shënuan 100 ditë të Qeverisë shprehën pritje se së shpejti do të konvokohet seanca e KES-së. Atëherë nga LSM-ja nuk kanë dashur t’i komentojnë 100 e para të Qeverisë së re duke shprehur shpresë se do të konvokohen seanca e KES-së, në ët cilën do t’u thuhet çka është punuar, ndërsa nga Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë theksuan se kanë pasur pritje të larta, por se deri më tani nuk është bërë asgjë.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Mucunski u takua me ambasadorin francez Le Rigoler
Next Article Toshkovski-Rokas: BE-ja me me përkrahje të fuqishme në reformat dhe krijimin e policisë moderne dhe profesionale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?