By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të gjitha institucionet e kulturës kanë problem me kuadrin profesional, po bëhet analizë funksionale, tha Ljutkov
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të gjitha institucionet e kulturës kanë problem me kuadrin profesional, po bëhet analizë funksionale, tha Ljutkov
Maqedoni

Të gjitha institucionet e kulturës kanë problem me kuadrin profesional, po bëhet analizë funksionale, tha Ljutkov

admin
Last updated: 27/08/2024 14:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht – Në shtatë vitet e fundit janë hapur numër më i vogël i vendeve të punës. I gjithë kuadri profesional për shkak të pamundësisë së punësimit dhe hapjes së konkurseve për punë, ka ikur anash dhe i gjithë kuadri profesional është jashtë shtetit, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, duke theksuar se tashmë janë duke bërë një analizë funksionale se çfarë është më e nevojshme si kuadër profesional.

 Pasi të bëhet analiza në vitin 2025, Ljutkov njoftoi se do të hapen pozicionet ekzistuese të punës.

“Bëjmë analizë funksionale të të gjitha pozitave që kemi në institucionet kombëtare, gjë që na nevojitet më shumë për punësim. Prandaj edhe e kemi ndërprerë konkursin në vitin 2024 me vendim të Qeverisë sepse vërtetë kërkojnë pozicione pune që aspak nuk na nevojitet”, deklaroi Ljutkov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së BUP “Shën Klimenti i Ohrit” Shkup.

I pyetur për mungesën e kuadrit në Muzein e Velesit, Ljutkov tha se jo vetëm muzetë, por edhe të gjithë institucionet kanë problem me kuadër profesional, duke theksuar se edhe në Muzenë e Maqedonisë në tre vitet e fundit 30 persona janë larguar në bazë të pensionit, ndërsa i punësuar është vetëm një.

Lidhur me Ansamblin e Valleve dhe Këngëve Shqiptare, ku kanë mbetur pa punë mbi 30 artistë, Ljutkov ka sqaruar se që nga dita e parë si ministër është përballur me çështjen e zgjidhjes së statusit të rreth 160 artistëve të cilëve u skadon kontrata në gusht, por ai nuk ka marrë informacion se këtyre 34-ve u është skaduar një muaj më parë. Ai thotë se tashmë janë duke punuar për zgjidhjen ligjore dhe shprehu besimin se për shukurt kohë do të shpallet konkursi për ripunësimin e tyre.

“Që në momentin e parë si ministër kam paraqitur një Propozim-ndryshim të ligjit për zgjidhjen e këtij problemi. Ai ligj tani është në procedurë parlamentare, por meqë ka qenë pak më herët, nuk i ka përfshirë këto 34. Kam bërë kërkesë në Ministrinë e Financave, kemi mendim pozitiv, por në këtë moment, duke qenë se i gjithë institucioni është me pushim kolektiv, nuk mund të arrijmë te drejtori. Kërkova nga Ministria e Kulturës që ta kthejë menjëherë, të tërheqë drejtorin nga pushimi, të vijë, do të bëjmë revizionin e punës së tij, do të shohim se çfarë ka ndodhur dhe në kohën më të shkurtër të mundshme do të shpallim konkurs për ripunësimin e atyre 34-ve, por në shkurtë kohë do të kthehen në punë”, deklaroi Lutkov.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Qeveria e prezantoi Projekt agjendën reformuese për periudhën 2024 – 2027
Next Article Bashkëpunimi dypalësh, Hoxha pret ambasadoren e Kanadasë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?