By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të rinjëve në qendrat ndëshkuese-korrektuese u shkelet e drejta për shkollim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të rinjëve në qendrat ndëshkuese-korrektuese u shkelet e drejta për shkollim
Maqedoni

Të rinjëve në qendrat ndëshkuese-korrektuese u shkelet e drejta për shkollim

admin
Last updated: 26/04/2025 16:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Avokati i Popullit alarmon se adoleshentët që ndodhen në entin përmirësues korrektues, tashmë 3 vite nuk e ndjekin procesin edukativo- arsimorë. Naser Ziberi, thotë se me pamundësimin e këtij procesi, shteti shkel rëndë mbi të drejtën e fëmijëve, dhe si rezultat i moskryerjes së këtyre obligimeve për riedukim dhe riaftësim, shpesh ndodh që këta persona të kthehen si përsëritës të veprave penale dhe shpeshherë kjo ndodh në fazën e moshës madhore.
Përsëritës të veprave penale.

“Do të bëhen 3 vite radhazi që as minorenët meshkuj dhe as ato femra, nuk ndjekin procesin edukativo arsimorë, ndërsa ligji e obligon shtetin që ata fëmijë që bien ndesh me ligjin dhe që udhëzohen me vendime gjyqësore që të shkojnë në riedukim duhet të ndjekin proces edukativo- arsimorë. Në fund të vitit shkollorë, njëjtë sikur fëmijët në procesin e rregullt arsimorë, të pajisen me dëftesa dhe certifikata adekuate dhe pas përfundimit të masës së shqiptuar nga gjykata për riedukim dhe përmirësim, të kthehen në shoqëri si gjithë të rinjtë e tjerë”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve thotë se është bërë analizë e gjendjes së shkallës së arsimit për personat që gjenden në institucionet ndëshkuese dhe ka kërkuar nga MASH që të fillojë me procesin arsimorë në këto institucione.

“Me qëllim të konstatimit të gjendjes faktike, Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve ka bërë analizë të gjendjes së shkallës së arsimit të personave në institucionet ndëshkuese dhe korrektuese. Pas përgatitjes së analizës, është dorëzuar kërkesë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për fillimin e procesit arsimorë në vitin shkollor 2025/2026, si në institucionet ndëshkuese, ashtu edhe në ato korrektuese”, thonë nga Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, thonë se po përgatitet edhe programi dhe plani mësimor sipas të cilit do të realizohet mësimi. Shkolla fillore, Anton Semjoniviq Makarenko në Shkup, do të organizojë procesin arsimorë edhe në këto institucione nga shtatori i këtij viti.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj futbollistit Belgin Jashari
Next Article Taravari në “Balkan Health Forum” në Turqi: Shëndeti është ura që lidh kombet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?