Policia belge është në kërkim të personave të armatosur, pas të shtënave të raportuara jashtë një stacioni metroje në qendër të Brukselit.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të paktën dy burra duke mbajtur kallashnikov në hyrje të stacionit Clémenceau, në kryeqytetin belg herët të mërkurën.
Video nga vendi i ngjarjes tregon një shkëmbim zjarri rreth orës 06:15, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësja tha se nuk pati të lënduar nga të shtënat. Si policia lokale ashtu edhe policia federale po kontrollojnë zonën.
Stacioni Clémenceau është mbyllur, si dhe stacioni aty pranë Bruksel-Midi, i cili shërben gjithashtu si terminal për trenat e Eurostar.
