By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Teherani: Teksti i marrëveshjes së mundshme me SHBA-në është pothuajse i finalizuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Teherani: Teksti i marrëveshjes së mundshme me SHBA-në është pothuajse i finalizuar
Bota

Teherani: Teksti i marrëveshjes së mundshme me SHBA-në është pothuajse i finalizuar

admin
Last updated: 12/06/2026 11:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Teheran, 12 qershor, Zhurnal.mk – Zyrtarët iranianë kanë bërë të ditur se negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme po përparojnë, megjithëse kanë mohuar pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se një marrëveshje është arritur tashmë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, deklaroi në televizionin shtetëror se teksti i një marrëveshjeje është pothuajse i finalizuar. Komentet e tij u transmetuan nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Megjithatë, Baqaei theksoi se Teherani vazhdon të ketë vështirësi për t’i besuar Uashingtonit, duke akuzuar SHBA-në se ndryshon vazhdimisht qëndrimet gjatë procesit të negociatave.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Tasnim, e afërt me Trupat  e Gardës Revolucionare, raportoi se marrëveshja, e cila përbëhet nga 14 pika, ende nuk është konfirmuar përfundimisht.

Deklaratat vijnë pasi presideeti  Trump tha se “sapo kishin arritur një zgjidhje të madhe të luftës me Iranin”, vetëm disa orë pasi njoftoi anulimin e një raundi tjetër sulmesh të planifikuara kundër vendit, pas përshkallëzimit të përplasjeve ushtarake mes palëve gjatë kësaj jave.

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, Donald Trump tha se dokumentet po përgatiten dhe mund të jenë së shpejti gati për nënshkrim. Ai sugjeroi gjithashtu se ceremonia e nënshkrimit mund të zhvillohet në Evropë, pa përmendur një vend apo qytet të caktuar.

Presidenti Trump ka deklaruar disa herë se një marrëveshje me Iranin është pranë, por deri tani ajo nuk është materializuar, më shumë se tre muaj pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet kundër Iranit më 28 shkurt.

Pikat kryesore të mosmarrëveshjes mbeten programi bërthamor iranian dhe Ngushtica e  Hormuzit, të cilën Irani e ka bllokuar në mënyrë efektive si përgjigje ndaj sulmeve amerikano-izraelite, duke shkaktuar tronditje të mëdha në tregtinë globale të energjisë.

Sipas raportimeve, dokumenti që ndodhet aktualisht në tryezë synon të shërbejë si një marrëveshje kornizë, e cila do të krijojë bazën për negociata të mëtejshme ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.

You Might Also Like

BE-ja pajtohet për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 me 1.000 persona në bord, anija devijohet drejt portit të Lavrios

El Nino dhe temperaturat rekord, OBSH paralajmëron Evropën për një verë të vështirë

Teherani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me SHBA-në

Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me ndryshimet e reja ligjore nuk do të ketë më kredi të shpejta, para në dorë
Next Article Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?