By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tensionet Kosovë-Serbi me efekt përhapës në rajon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tensionet Kosovë-Serbi me efekt përhapës në rajon
MaqedoniTOP LAJM

Tensionet Kosovë-Serbi me efekt përhapës në rajon

admin
Last updated: 01/02/2025 22:22
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 janar – Tensionet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë kanë efekt përhapës në rajon, thotë një raport i mbështetur nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Sipas dokumentit, kjo ka prodhuar ngërç edhe në adresimin e çështjeve të tjera midis të dyja vendeve, sikurse ballafaqimi me të kaluarën

Procesi i Berlinit duhet të shërbejë si platformë për ta adresuar konfliktin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Serbisë, rekomandohet në raportin e publikuar këtë javë nga “Forumi i Shoqërisë Civile në Procesin e Berlinit” si dhe instituti “Aspen”, me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane.

“Theksi më i madh të jetë në nxitjen dhe ndikimin e marrëdhënieve dypalëshe brenda kornizave të Procesit të Berlinit dhe anëtarësimit në BE. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për sa i përket mosmarrëveshjeve të vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Procesi i Berlinit mund të shërbejë si një platformë tjetër ku mund të adresohet konflikti i vazhdueshëm midis të dyja vendeve”, shkruan në këtë raport.

Në dokument përmendet edhe ndikimi që kanë tensionet Kosovë-Serbi në sigurinë e përgjithshme të Ballkanit Perëndimor dhe ballafaqimin me të kaluarën.

“Tensionet e vazhdueshme midis Serbisë dhe Kosovës kanë një efekt përhapës në rajon, ndërsa ndryshimet e fundit në Mal të Zi ngrenë shqetësime të reja rreth qëndrimit të vendit ndaj pajtimit. Sfidat në këtë fushë janë intensifikuar gjatë dekadës së fundit, me disa vende, si Kosova dhe Serbia, duke e bërë të rrezikshme adresimin publik të viktimave të kombësive të tjera. Zvogëlimi i hapësirës për shoqërinë civile që punon në Ballkanin Perëndimor është një prirje e vazhdueshme”, thuhet aty.

Sipas këtij dokumenti, qeveritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë hezituar të trajtojnë në mënyrë adekuate çështjet e së kaluarës dhe të punojnë për pajtimin, pavarësisht se këto janë vendimtare për nxitjen e një të ardhmeje të qëndrueshme me marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Grupet e viktimave, shpesh të anashkaluara në zhvillimin e ligjit dhe politikave, janë gjithashtu kritike. Një pjesëmarrës theksoi se ka ‘keqpërdorim të viktimave nga të gjitha anët nga institucionet shtetërore’, ndërsa një tjetër vuri në dukje natyrën ‘e mbyllur’ të dialogut me OSHC-të, duke theksuar se pajtimi kërkon një proces të hapur dialogu që përfshin diskutime kombëtare dhe rajonale”, shkruan në raport.

Sfida të rëndësishme paraqesin edhe rekomandimet që fokusohen në arsim, si krijimi i një programi rajonal “Erasmus” dhe zhvillimi i teksteve të përbashkëta të historisë.

“Për shembull, mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe ngurrimi i qeverive të Ballkanit Perëndimor për të pranuar veprimet e kaluara nga forcat dhe udhëheqësit e tyre, e ndërlikojnë krijimin e teksteve të përbashkëta të historisë. BE-ja dhe institucionet e saj do të duhet të luajnë një rol më të madh, duke ushtruar ndikim dhe presion për të kapërcyer këto pengesa”, është rekomanduar në raport.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Forcimi i angazhimit politik për bashkëpunim rajonal është imperativ për Ballkanin Perëndimor, shkruan në këtë dokument.

“Qeveritë në rajon duhet të kenë përparësi dhe të marrin pjesë aktive në iniciativat rajonale, duke shfaqur një angazhim kolektiv ndaj BE-së. Ky veprim mund të përfshijë takime të rregullta të nivelit të lartë, projekte bashkëpunuese dhe korniza të përbashkëta politikash. Angazhimi politik i shtuar do të nxisë besimin, do të ulë tensionet rajonale dhe do të paraqesë një rajon më koheziv dhe më të qëndrueshëm për BE-në, duke përshpejtuar kështu procesin e integrimit”, shkruan në raportin, i cili ka përfshirë edhe diskutimet e zhvilluara me rastin e edicionit të dhjetë të Procesit të Berlinit, mbajtur më 9-11 tetor 2024.

Ratifikimi i Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes vetëm me letërnjoftim, i nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, konsiderohet si jetik veçanërisht për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Edhe pse Bosnjë-Hercegovina nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për shkak të pengesave nga entiteti i Republikës Srpska, nga 1 janari i këtij viti Kosova ua mundësoi qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës të hyjnë në Kosovë vetëm me letërnjoftime.

Aktualisht, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Lidershipi i ri së fundi emëroi edhe pasardhësin e emisarit, Miroslav Lajçak. Nga e shtuna në këtë pozitë është danezi, Peter Sorensen.//Koha.net

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim
Next Article Ndërroi jetë ish-presidenti i Gjermanisë, Horst Köhler

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?