By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tërheqja e ligjit për masat kufizuese është administrative, jo politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tërheqja e ligjit për masat kufizuese është administrative, jo politike
Maqedoni

Tërheqja e ligjit për masat kufizuese është administrative, jo politike

admin
Last updated: 02/02/2024 21:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka thënë se Ligji për masat kufizuese ka për qëllim të sigurojë paqe ndërkombëtare, siguri, demokraci dhe sundim të ligjit. Ai tha se nuk ka tërheqje politike të ligjit, por tërheqje administrative, sepse ligji është miratuar me kusht dhe tani qeveria e re duhet ta konfirmojë.

“Ligji është nën kompetenca të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe unë pata rastin të prezantojë para opinionit disa pikëpamje se si konsiderojmë se duhet bërë ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese. Në qeveri është harmonizuar më tej me legjislacionin dhe ministrinë dhe është miratuar nga Qeveria me kusht për të bërë harmonizimin shtesë, në ndërkohë me Ministrinë e Drejtësisë dhe legjislacionit që në kuadër të grupit punues edhe ndodhi. Tani që ka qeveri të re është e nevojshme që Qeveria e re ta konfirmojë tekstin e ligjit”, ka thënë Osmani sonte gjatë pjesëmarrjes në TV 21.

Megjithatë, në objektivat e Ligjit shton se ka të bëjë edhe me luftën kundër korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe kërcënimeve hibride.

“Në zgjidhjen aktuale ligjore si bazë për vendosjen e masave kufizuese nga vendi ynë janë tre baza, ato janë rezoluta të detyrueshme të Këshillit të Sigurisë së KB-së, akte, akte ligjore të BE-së dhe akte bilaterale të vendeve të tjera, por vetëm për terrorizëm dhe kualifikim. Tani shtojmë se për këto qëllime, siguri, paqe ndërkombëtare, luftë kundër korrupsionit, shpërdorim të detyrës si bazë për miratimin e masave kufizuese i marrim edhe aktet ligjore të SHBA-së edhe aktet ligjore të Mbretërisë së Bashkuar, me çka më tej zbërthehet se cila është procedura për miratimin e akteve ligjore”, ka thënë Osmani.

Ai shtoi se në zgjidhjen aktuale si lloje të masave kufizuese janë embargoja e armëve, ndalesa për hyrje, masa financiare. Tani, theksoi ai, i shtohet fillimi i procedurës penale dhe marrja e masave të sigurisë.

“Kur do të ketë një akt të tillë ligjor, MPJ, MPB dhe PP propozojnë deri te qeveria që të marrë vendim edhe për masat tona kufizuese. Nëse është për korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare qeveria detyrohet, pra organi që propozon që të gjitha faktet që ka mbledhur nga burimi i kufizimit t’i çojë në Prokurori publike. PP  është e obliguar të hapë procedurë penale dhe nëse ngre akuzë dhe gjykata e pranon atë akuzë, atëherë Gjykata mund të marrë masa të përkohshme të sigurisë – ndalesë për kryerjen e funksioneve publike, përfshirë kandidimin për zgjedhje dhe konfiskimin e pasurisë dhe masa të tjera financiare”, ka thënë Osmani.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bankat në Ballkanin Perëndimor do të krijojnë sistem që do të mundësojë uljen e shpenzimeve gjatë pagesave ndërkombëtare
Next Article Studentët paralajmërojnë protestë para MASH, nuk u është bërë pagesa e bursave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?