Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 5.3, ka tronditur kryeqytetin e Japonisë dhe rrethinat e tij, duke ndërprerë shërbimet hekurudhore, por nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami. Tërmeti u regjistrua në orën 09:08 në prefekturën Ibaraki, në veriperëndim të Tokios, në një thellësi prej rreth pesëdhjetë kilometrash, tha Shërbimi Meteorologjik dhe Sizmologjik i Japonisë. Japonia, në të ashtuquajturën unazë zjarri të Oqeanit Paqësor, është ndër vendet ku janë regjistruar shumë nga tërmetet më të forta në botë.