By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tërmeti 26 nëntorit, PD: Në Durrës 7 pallate ende gërmadha, bonuset e qirasë të ndërprera
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tërmeti 26 nëntorit, PD: Në Durrës 7 pallate ende gërmadha, bonuset e qirasë të ndërprera
Shqipëri

Tërmeti 26 nëntorit, PD: Në Durrës 7 pallate ende gërmadha, bonuset e qirasë të ndërprera

admin
Last updated: 28/11/2026 14:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Partia Demokratike deklaroi sot se shtatë vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit në Durrës vijon që të zvarritet.

Në një deklaratë për mediat, sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Viola Kapidani, tha se bashkia e Durrësit po kemenaxhon fondet dhe po abuzon me tenderët e rindërtimit.

Kapidani deklaroi se nga 9 pallatet e dëmtuara rëndë në Lagjen nr. 5, vetëm një është rindërtuar, ndërsa një tjetër ka nisur punimet. Sipas saj, 7 godina vijojnë të jenë të braktisura, ndërsa familjeve të prekura u është ndërprerë bonusi i qirasë që prej vitit 2023.

“Në maj të vitit 2023, kryebashkiakja Sako doli para banorëve të Njësisë Administrative nr. 3 dhe premtoi publikisht se 9 pallatet e dëmtuara rëndë, me nivel DS5, në Lagjen nr. 5 do të rindërtoheshin aty ku ishin. Sot, 7 vite pas tërmetit dhe mbi 3 vite pas këtij premtimi: Nga 9 pallate, vetëm 1 është rindërtuar dhe vetëm një tjetër ka nisur punimet këtë vit. Ndërkohë, 7 godina të tjera vijojnë të qëndrojnë prej 7 vitesh si gërmadha të braktisura, të mbushura me ujë dhe mbeturina, duke kërcënuar jetën dhe shëndetin e banorëve përreth. Si të mos mjaftonte kjo, familjeve të këtyre pallateve u është ndërprerë bonusi i qirasë që prej vitit 2023, duke i lënë në mëshirë të fatit”, tha ajo.

Ajo u ndal edhe tek rindërtimi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, ku punimet sipas saj ende nuk kanë nisur, duke bërë që nxënësit të vijojnë mësimin me turne në shkollën “Marie Kaçulini”.

Duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Financave për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, Kapidani tha se Bashkia e Durrësit ka realizuar vetëm 1% të fondeve të programuara për rindërtimin.

“Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave për 6-mujorin e parë të vitit 2026, Bashkia e Durrësit mban rekordin e zi në të gjithë vendin: ka realizuar vetëm 1% të fondeve të programuara për rindërtimin! Miliona euro të akorduara flenë në llogaritë e bashkisë dhe barten nga viti në vit, ndërsa mijëra qytetarë sorollaten dyerve për listat e shorteve që ende nuk kanë përfunduar, si në Spitallë, Manëz”, tha ajo.

Kapidani iu referua gjithashtu raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që sipas saj ka evidentuar shkelje në procedurat e tenderimit me vlerë nga 20 deri në 28 milionë euro, përfshirë pagesa për punime të pakryera dhe mungesë të konkurrencës reale.

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se Partia Demokratike kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, likuidimin e menjëhershëm të bonusit të qirasë për familjet përfituese, rialokimin e fondeve për përfundimin e rindërtimit dhe publikimin e një grafiku konkret për përfundimin e pallateve të mbetura pa rindërtuar.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama në Kryeministri
Next Article Nufi propozon agjendë të përbashkët Shqipëri-Kosovë për sigurinë kibernetike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?