By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës
Kosovë

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

admin
Last updated: 16/11/2026 09:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras ka reaguar ashpër pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe me pretendime territoriale ndaj Kosovës, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një reagimi në platformën X, Terras e ka cilësuar këtë veprim si një provokim të qëllimshëm ose si rezultat të injorancës, duke e konsideruar jashtëzakonisht të papërshtatshëm dhe të pahijshëm interpretimin e një kënge të tillë në një aktivitet të BE-së.

“Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pohon pretendime mbi Kosovën në një aktivitet për zgjerimin e BE-së, është një gabim jashtëzakonisht i patakt dhe pa shije”, ka shkruar Terras.

Ai ka kërkuar që Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, t’i japin shpjegime Kosovës lidhur me këtë ngjarje.

Reagimi i Terrasit vjen pas interpretimit të muzikës së këngës nacionaliste serbe “Oj Kosova, Kosova”, gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të mbajtur në Bruksel më 15 nëntor, nën udhëheqjen e komisioneres Marta Kos.

Në këtë aktivitet, ishte paraparë që Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”, të interpretonte muzikë nga vendet e rajonit. Megjithatë, në pjesën kushtuar Kosovës u interpretua muzika e këngës “Oj Kosova, Kosova”, e njohur për mesazhet nacionaliste dhe pretendimet serbe ndaj territorit të Kosovës.

Për rastin kanë reaguar edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj, e ka cilësuar ngjarjen si skandaloze dhe të papranueshme, duke kërkuar nga Marta Kos shpjegime për mënyrën se si ndodhi dhe për masat që do të ndërmerren.

Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen dhe miratimin e këtij repertori.

Një tjetër element që ka nxitur reagime është fakti se Kosova nuk ishte e ftuar në edicionin e dytë të Forumit të Zgjerimit të BE-së, i cili po mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reshje në fillim të javës, diell në ditët në vijim – temperaturat deri në 20 gradë
Next Article Nicolas Cage kujtoi kur librat komikë iu vodhën nga shtëpia: Më vonë ato vlenin rreth një milion dollarë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?